• |
ide | kryesore

A$AP Rocky akuzohet për sulm me armë

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi A$AP Rocky po përballet së fundmi me akuza për sulm dhe armë në lidhje me një grindje në nëntor me një ish-mik në Los Anxhelos.

Rocky dyshohet se i drejtoi armën anëtarit “A$AP Mob” A$AP Relli dhe më vonë qëlloi dy herë në drejtim të tij.

“Përdorimi i armës në një vend publik është një shkelje e rëndë që mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike jo vetëm për personin e shënjestruar, por edhe për kalimtarët e pafajshëm që vizitojnë Hollywood-in,” tha Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit, George Gascón.

Artisti i “Praise the Lord” u arrestua  pasi mbërriti në aeroportin e LAX me të dashurën Rihanna në prill. Ai u lirua me kusht 550,000 dollarë.

Rocky ka pasur shumë probleme me ligjin, duke përfshirë arrestimin në vitin 2019, kuu burgos në Suedi për një muaj për përfshirjen e tij në një përleshje rruge me të dyshuar “të varur nga droga”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *