• |
ide | kryesore

Atentati ndaj Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit, SPAK merr në dorë çështjen

-Instant, Lajme, Të fundit

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka marrë në dorë çështjen e atentatit të Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preci dhe u plagos Ylli Brahimi. Kujtojmë që Miloti u trondit mbrëmjen e 22 korrikut nga një atentat mafioz që la një viktimë dhe një të plagosur. Breshëria e plumbave la të vdekur 27-vjeçarin Klisman Preçi, ndërsa biznesmeni Ylli Brahimi u plagos rëndë.


Prokuroria e Kurbinit e klasifikoi atë si një atentat të kryer nga një grup kriminal. Dosja është tërhequr një javë më parë, dhe veprimet po kryhen nga prokurori i SPAK, Altin Dumani. SPAK pritet të kalojë në sitë të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit, që besohet se ishte shënjestër e atentatit. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.