• |
ide | kryesore

Berisha: Dy armët me të cilat qeveria ka vendosur monizmin e plotë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në përmbyllje të takimit me mësues për arsimin, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh se gjithçka me të cilën përballet sot vendi ynë, e ka bazën tek dhunimi i votës së lirë.

Ai ka bërë thirrje që të bëhet gjithçka që është e mundur që të kthehet në votën e lirë pa të cilën theksoi se nuk ka të ardhme.

“Ju falenderoj për mendimet, idetë pikëpamjet, që paraqitët sot këtu. Është e vërtetë shumë e hidhur që zëri i mësuesve, i misionarëve të dijes mungon në hapësirën zyrtare komunikative të vendit dhe kjo është një fatkeqësi serioze për vendin për shoqërinë dhe kombin.

Para se të ndalem në përgjigjet për problemet që shtruat, do më lejoni të shtroj dhe jua them në mënyrë absolute jo nga pozicion partiak, por kësaj radhe strikt nga pozicioni qytetar dhe përgjegjësi qytetare, se alfa për ço mësues e qytetar në mënyrë që të ndryshojmë këtë realitet, është realizimi i faktit tragjik se ne qeverisemi sot nga një grup më së paku hajnash të cilët përdorin ndaj qytetarëve, mësuesve, mjekëve, inxhinierëve fermerëve, fëmijëve studentëve, dy armë: vjedhjen e mashtrimin.

Gjithçka bën kjo qeveri është mashtrim me propagandë dhe vjedhja me firmë.

Nuk pyet askënd për atë që bën sepse askush nuk mund të pranojë mashtrime ku përdoren mediat për të mashtruar qytetarët. Shqipëria sot nuk ka kampe përqendrimi e burgje politike por propaganda që bëhet për të dezinformuar qytetarët nuk është më e paktë se ajo e diktaturë.

Duke përdorur këto dy armë, qeveria ka vendosur monizmin e plotë.

Çdo mësues ndihmon dhe mund të ndihmojë nxënësit, të ardhmen e tyre duke lënë krahas lëndës që jep të merret me të gjithë potencialin e vet në mënyrë që në këtë vend të triumfojë vota e lirë. Gjithçka që ne mund të numërojmë origjinën e ka tek dhunimi i votës së lirë, sepse ajo e bën të pashpresë shoqërinë, e pengon ndryshimin. Në historinë e demokracisë qeveritë kanë platforma të ndryshme, zgjedhësi u presin faturën sipas mendimeve e vlerësimeve që kanë. Kjo kësaj qeverie që ka vendosur bandat, paratë e drogës, patronazhistët, votën e ka formalizuar. Edhe në diktaturë votonim çdo katër vite.

A është sot një mision suprem angazhimi i mësuesve për rikthimin e këtyre vlerave? Unë besoj që ky është misioni më i rëndësishëm, sepse ne realizojmë gjërat. I kemi gjërat e qarta dhe shohim shkaqet e pasojat. Një pjesë e madhe e shqiptarëve janë në indiferencë.
Thirrja ime është të bëjmë gjithçka të dalim nga ky regjim e të rikthejmë votën. Pa të nuk kemi të ardhme. Nëse nuk votojmë si qytetarë të lirë, pasuritë natyrore na kthehen në mallkim. E provuam çdo të thotë të jetosh pa të ”, u shpreh Berisha.



10 Comments

  1. Ketij agjentit spiun salih metaj as mjekimi me i forte si Haloperidoli nuk i ben me derman,amerika ta shkelyn bythen o salih,te ka bere si ver Llapa qe uluriste rrugeve,ti uluret ne tv,ngordhja po tevjen kembet i terheq si nje qen qe eshte afer ngordhjes

    1. Sa i poshter eshte ky diktatori rama. Rreh gazetaret. U ve flaken shtepive botuese, qe mos te shkruhet fajala e lire. Vret patriotet nga diaspora si prsh ate nga maqedona. Ben ndasi veri jug, dhe dergon aeroplan te bombardojn veriun. Mbledh te rinj nga jugu qe te sulmojn vellezrit nga veriu. Vret 4 veta nga opozita se tentuan ti prishnin pikturat qe kishte ne zyre ne kryeminstri. E plot menxyra te tjera.
      Ja ky eshte diktatori rama. Qe na e ben peshqesh, byroja e vjeter politike.

  2. Edi Rama te ha mun. Dhe ti e di mire o sali. Qe nuk te vjen e keqa nga ai. Se perndryshe do ta kishte ber gropen ketu e 9 vite.
    Po si i behet atyre pertej oqeanit????????
    Me ata si do ta zgjidhesh hallin.
    Se me si po duken bathet. Ata e kan ndare mendjen. Do te cojn te shtat penxheret.

    1. PO PRANADAJ S PO I ZE BYTHA VEND.
      I ESHTE FIKSUAR SE MOS MER PUSHTETIN ME DHUNE.
      DHE U SHPETON AMERIKANVE.
      kur ke bythen ne rrezik, do luash te gjith guret.
      PO KUJTON SE DO UA HEDH DHE ATYRE.
      DO TE QIN BELAN ATA sali efendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *