• |
ide | kryesore

Dimal, rrufeja shkrumbon banesën dy katëshe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë dy katëshe është djegur në fshatin Drenovicë në Dimal si pasojë e një rrufeje. Menjëherë pas sinjalizimit të marrë,në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të Dimalit dhe në ndihmë të tyre janë nisur edhe 2 mjete zjarrëfikëse nga Berati,1 nga Kuçova dhe 1 nga Rroskoveci.

Mësohet se shkak për zjarrin është bërë shkarkimi i rrufesë më çatinë e banesës.Në momentin e rënies së zjarrit në banesës e dy vëllezërve Gramoz dhe Ferdinand Golemi, familjarët dhe fëmijët ndodheshin në katin e parë dhe të gjithë kanë dalë nga banesa pa lëndime,të ndihmuar edhe nga komshinjtë.

Zjarri u lokalizua dhe flakët e zjarrit tashmë janë shuar plotësisht por shtëpia ka pësuar dëme të mëdha,sidomos në katin e dytë që është djegur plotësisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *