• |
ide | kryesore

Grabitet një banesë në Dibër, arrestohen 2 vëllezërit

-Instant, Lajme, Të fundit



Fjoralb dhe Arsen Mani (vëllezër), 25 dhe 27 vjeç janë arrestuar nga policia për veprën penale vjedhja me dhunë.

Sipas njoftimit të policisë, Fjoralb dhe Arsen Mani, banues në fshatin Pejkë, Maqellarë i vodhën me dhunë para dhe sende personale në banesë, një shtetaseje.

Pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), policia ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, në kuadër të operacionit policor të koduar “Goods”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *