• |
ide | kryesore

Klasifikimi skandaloz i Tiranës/ Berisha: Rekord tjetër i zi i dyshes Rama-Veliaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Sali Berisha ka reaguar sërish pas klasifikimit të Numbeo, i cili e rendit kryeqytetin e Shqipërisë Tiranën, si vendin më të keq në Evropë për të jetuar.

‘Për kujdesin shëndetësor dhe mjedisin e ndotur, ajo mjerisht renditet përktësisht në 10 dhe 12 vendet e fundit, domethënë: vendin më të keq të planetit’, shkruan Berisha.

Sipas Berishës, ky është një tjetër rekord i zi i dyshes Rama-Veliaj.

Postimi i plotë:

Rekord tjetër i zi i dyshes Rama-Veliaj.
*Tirana më e keqja në Europë për të jetuar!
*Për kujdesin shëndetësor dhe mjedisin e ndotur, ajo mjerisht renditet përktësisht në 10 dhe 12 vendet e fundit, domethënë: vendin më të keq të planetit.
Të dashur miq, Tirana, sipas klasifikimit të Numbeo, të bazuar në indeksin e fuqisë blerëse, indeksin e ndotjes, indeksin e kostos së jetesës, indeksin e kujdesit shëndetësor, indeksin e klimës, indeksin e sigurisë, indeksin e kohës së qëndrimit në trafik, shpallet qyteti më i keq në Europë për të jetuar. Kjo sepse sipas këtij klasifikimi të Numbeos ka mjedisin dhe ajrin më të ndotur (de fakto më kanceroz) në Europë. Ajo renditet në vendin e 243, pra ndër të fundit në botë nga 255 qytete të studjuara gjithësej. Por edhe më të keq Tirana ka indeksin e kujdesit shëndetësor për të cilin renditet e fundit Europë dhe në vendin e 245 në botë. Pra në planetin tonë gjenden gjithësej 12 qytete me ndotje më të madhe, dhe 10 qytete me kujdes shëndetësore më të keq së Tirana. Sipas Numbeos këto tregues vitet e fundit kanë ardhur në përkeqësim.
🔴 Këtu më poshtë keni studimin e plotë të publikuar nga revista Monitor.
Tirana, kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë, ndër të fundit në botë.
08/03/2022 11:02 PM
Tirana renditet si kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës.
Çmimet e larta të shtëpive në raport me të ardhurat, ndotja, fuqia e ulët blerëse, koha e qëndrimit në trafik, sistemi i pafavorshëm i kujdesit shëndetësor, janë disa nga treguesit që e bëjnë kryeqytetin shqiptar të pozicionohet keq në këtë renditje. Në renditjen e re të vitit 2022, Tirana është në vendin e 229, në përkeqësim nga viti i mëparshëm kur ishte në pozicionin e 222. Kryeqyteti shqiptar renditet ndër të fundit në botë, nga 255 qytetet që janë marrë gjithsej në renditje.
Nga kryeqytetet e tjera të rajonit, Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës renditet në vendin e 188, duke pasur pozicionimin më të mirë në Ballkan. Beogradi i Serbisë renditet në vendin e 206 dhe Shkupi i Maqedonisë së Veriut në pozicionin e 216.
Kosova dhe Mali i Zi mungojnë në këtë renditje.
Sipas shpjegimit të metodologjisë nga Numbeo, Indeksi i Cilësisë së Jetesës (sa më i lartë aq më mirë) është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të të jetuarit, që përdor një formulë empirike që merr në konsideratë treguesit e mëposhtëm:
-Indeksi i fuqisë blerëse (sa më i lartë aq më mirë është). Tirana është në vendin e 122, ndër të fundit në Europë)
-Indeksi i ndotjes (më i ulët është më mirë) – Kryeqyteti shqiptare është në vendin e 243, imë e ndotura në Europë dhe ndër të fundit në botë nga 255 gjithsej. Raporti i çmimeve të shtëpisë ndaj të ardhurave (sa më i ulët aq më mirë është). Tirana është në vendin e 207, ndër qytetet më të shtrenjta në Europë për të blerë një shtëpi në raport me të ardhurat)
-Indeksi i kostos së jetesës, (më i ulët është më mirë). Këtu kryeqyteti renditet pak më mirë, në vendin e 67, ku renditja fillon nga më i liri.
-Indeksi i sigurisë (më i lartë është më mirë). Kryeqyteti shqiptar renditet në vendin e 129, një pozicion i moderuar.
-Indeksi i Kujdesit Shëndetësor (më i lartë është më mirë). Tirana është në vendin e 245, e fundit në Europë dhe ndër 11 të fundit në botë.
-Indeksi i kohës së qëndrimit në trafik (më i ulët është më mirë). Këtu Tirana renditet nga fundit në vendin e 182).
-Indeksi i Klimës (më i lartë është më mirë), ku kryeqyteti renditet në vendin e 86, me një klimë relativisht të përshtatshme).
Në Europë, qyteti më i mirë për të jetuar është Zyrihu në Zvicër, i ndjekur nga qytete të tjera po në Zvicër, si Baseli, Gjeneva. Më pas renditen Eindhoven në Holandë, Kopenhagën në Danimarkë.
Qytetet me cilësinë më të mirë të jetës në botë janë Raleigh, NC, United States; Canberra, Australia; Adelaide, Australia.
Qytetet me cilësinë më të keqe për të jetuar në botë janë Dhaka, Bangladesh; Lagos, Nigeria; Tehran, Iran; Manila, Philippines.



15 Comments

  1. Bushati dhe engjelli i tij Berisha i referohen nje botimi jo shkencor, te botuar ne Serbi, qe mund te manipulohet pa problem nga askush. Ata qe dine Anglisht mund te kerkojne ne Google emrin dhe te gjejne si me poshte: “ Numbeo is a Serbian crowd-sourced global database of perceived consumer prices, crime rates, quality of health care, among other statistics. Data on Numbeo is not peer-reviewed, and could be inserted or altered by anyone accessing the website.”

    1. Ne fakt ju te rilindjes shquheni per kurvllik jo per shkence. Keshtu qe ik boj shurren moterqir se na e shp8fet ju qifsha robt njerez pa dinjitet

    2. do me thene thene qe duke pas parasysh orifjinen ju hidhni poshte edhe studimin? Po nuk ishte Rama B&B me Vucic?

      1. Shumë gjëra jane te qarta e nuk ka nevoje për kështu shkrimesh per ta parë realitetin:
        Dihet që Tirana jonë e dashur nuk është një qytet i lehtë pēr të jetuar!
        Fatkeqsisht, dhe pse unë e kam kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën ne Tiranën e diktaturës,fëmijët kan lindur në Tiranën e “Demokracisë”, kan një fëmijëri e adoleshencë mē pak të bukur!
        Dihet po ashtu që Berisha i pati 2 herë shancet për Tiranën e jo vetëm, për të rregulluar diçka por thjesht i përkeqësoi gjërat!
        Dihet dhe shikohet nga qytetarët e Tironës, që Erion Veliaj e ka vënë qytetin në shërbim të Mafias!
        Dihet dhe shikohet që Edi Rama është nje Sharlatan që shfrytëzon mungesën e opozitës e sillet jo si një burrë shteti, por si një maniak pushteti!
        Dihet po ashtu që ne Shqipot, jemi trima, patriotë ,atdhetarë e të mençur vetëm pas kompiuterit…..

        1. Sefero shif pastro halet ti,lere politiken Seferi ka pas thone…Nga katuni ke ardh ,ne Tirone ke zon ven,kaptina si koqe dardhe do me na dhon dhe men Dhe ti keshtu je …nje kaptin dardhe nga kush e di se cfare katuni i shqiperise

  2. Salle gjyqi ne Tirane kunder Hysni Shoshorit per agjitacion propogande. Ngrihet prokurori dhe jep pretencen me 25 vjet heqje lirie. Heshtje ne salle. Nje ze i fuqishem ne rreshtin e pare trondit sallen: Me vdekje, me vdekje pushkatim. Nje burre me nje leter ne dore ishte pikerisht sekretari i partise i fakultetit te Mjeksise Sali Berisha i cili beri qe prokurori ti kerkonte letren qe mbante ne dore qe ishte nje trakt armiqesor qe cuditerisht ishte gjetur nga Sali Berisha ne oborrin e fakultetit. Prokurori sa lexoi traktin u ngrit perseri dhe ndryshoi pretencen ne Vdekje pushkatim per Hysni Shoshorin. Sali Berisha i kenaqur per sherbimin ndaj Enver Hoxhes u ul ne vend. Mirepo per ironi te fatit ishte presidiumi i kuvendit popullor antar i te cilit ishte dhe Kristaq Rama qe uli vendimin nga Vdekje pushkatim ne 20 vjet heqje lirie. Dhe Hysni Shoshori doli nga burgu dhe shkoi tek zyra e kryetarit te pdse qe ishte bere Sali Berisha qe nuk e njohu. Ai i tha me njeh, une jam Hysni Shoshori qe jam denuar me vdekje me fjalen tende ne gjyq. Ti nuk je kryetari i pdse por je turpi i partise demokratike. Saliu i tronditur nga skena ku ndodhej urdheroi rojen ta nxirrte jashte Hysni Shoshorin dhe e perndoqi barbarisht derisa sa vdiq. A doni me per te ditur se cfare akuzash,nuk i ndahet shpirti spiunit salih metaj nga serbia deri ne ngordhje sherbim per udb

  3. Po hajt mbushja mendjen Veladin Qyrkut qe rrit cmimet e pronave sa hap ,mbyll syte, njelloj si cmimet e fiqve ne fillim sezoni.

  4. renditje qe duhet te shqetsoi te gjithe .
    Tirane e velise bashes rames si kryebashkiak eshte Tirana e masakrume , ne ndertime pa kriter , ne xanien e hapsinave publike per ndertime , ne xanien e ambejteve sportive per ndertime , ne rritjen e ndotjes se ajrit , ne shkatrrimin e identitetit , ne shkatrrimin e vlerave arkitekto historike ne MOS PLOTSIMIN E NEVOJES ELEMENTARE PER UJË 24 ORE, .
    Tupr per ato qe i justifikojne keto krime ne mjedis e korrupsion totale ne Bashkine e Tiranes.

  5. Sefero shif pastro halet ti,lere politiken Seferi ka pas thone…Nga katuni ke ardh ,ne Tirone ke zon ven,kaptina si koqe dardhe do me na dhon dhe men Dhe ti keshtu je …nje kaptin dardhe nga kush e di se cfare katuni i shqiperise

  6. Erion Veliaj është kryebashkiaku i Tiranës por defakto punën e kryebashkiakut e bën kryeministri.Çdo ide për ndërtim dhe betonizimi në Tiranë nuk bëhet pa mirat nga kryeministri i cili është defakto edhe kryebashkiak i Tiranës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *