• |
ide | kryesore

“Një grabitqar që nuk pranon ‘jo'”: Nis gjyqi për dhunë seksuale të Mendy, rrezikon edhe burgim të përjetshëm

-Instant, Sport



Gjyqi kundër mbrojtësit të Manchester City, Benjamin Mendy, mbi të cilin rëndojnë tetë akuza për përdhunim, tentativë përdhunimi dhe agresion seksual, ka nisur të hënën. Akuza i referohet abuzimeve të dyshuara ndaj shtatë vajzave të reja, të ndodhura mes tetorit 2018 dhe gushtit të vitit të kaluar. Lojtari vazhdon të mohojë çdo akuzë.

Futbollisti francez u cilësua nga prokurorët si një “grabitqar” që nuk mund të merrte një “jo” si përgjigje. Timothy Cray, avokati i akuzës, hapi gjyqin në Chester Crown Court në Anglinë veriperëndimore duke i thënë jurisë: “Çështja e prokurorisë është e thjeshtë. Ka pak lidhje me futbollin. Është një kapitull tjetër i një historie shumë të vjetër: burra që përdhunojnë dhe sulmojnë seksualisht gratë, sepse mendojnë se janë të fuqishëm dhe sepse mendojnë se mund t’i hedhin pa u lagur”. Sipas Cray, një nga detyrat e Mendy ishte “të gjente vajza të reja dhe të krijonte situata në të cilat ato gra të reja mund të përdhunoheshin dhe sulmoheshin seksualisht”.

Mendy është nën proces me ish-futbollistin Louis Saha Matturie. Avokati i akuzës u tha juristëve se do të dëgjojnë të flitet për 13 gra të ndryshme: “Në cështjen tonë, ndjekja e këtyre 13 grave nga të pandehurit i ktheu ata në grabitqarë të gatshëm për të kryer vepra të rënda seksuale,” tha Cray, sipas të cilit “fakti që ata nuk do të pranonin një ‘jo’ si përgjigje” është diçka që anëtarët e jurisë “do ta dëgjojnë pa pushim”. Mendy ka luajtur për Cityn që nga viti 2017 pasi u bashkua nga Monaco. Ai u pezullua nga klubi pasi u akuzua nga policia. Të dy të pandehurit janë të lirë me kusht dhe gjykimi pritet të zgjasë deri në 15 javë.

Ai rrezikon një dënim me burg nga 5 deri në 20 vjet, por në rastin më të keq edhe me burgim të përjetshëm.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *