• |
ide | kryesore

Pas akuzave për abuzim, aktori i njohur kërkon falje publike

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur, Flash, Ezra Miller ka reaguar së fundmi ndaj akuzave të shumta të ngrejtura ndaj tij.
Në një deklaratë aktori kërkoi falje publike për sjelljen e tij  në vitet e fundit që ka çuar në arrestime

“Tani e kuptoj se po vuaj probleme komplekse të shëndetit mendor dhe kam filluar trajtimin e vazhdueshëm”, tha Miller për Variety përmes një deklarate nga përfaqësuesi i tyre. “Dua t’u kërkoj falje të gjithëve që kam alarmuar dhe mërzitur me sjelljen time të kaluar. Jam i përkushtuar të bëj punën e nevojshme për t’u rikthyer në një fazë të shëndetshme, të sigurt dhe produktive në jetën time.”

Miller është përfshirë në telashe ligjore që nga fillimi i vitit.

Aktori i “Fantastic Beasts” u arrestua në mars në Hawaii për sjellje të çrregullt ai  u akuzua gjithashtu se i hodhi një karrige një gruaje .Vetëm tre muaj më vonë, Miller u akuzua për kujdesin e një adoleshenteje me sjellje “të ngjashme me kultin”. Prindërit e adoleshentes ngritën një padi duke pretenduar se aktori “përdor dhunë, frikësim, kërcënim, paranojë dhe drogë për të mbajtur nën ndikimin e tij një adoleshente të re, Tokata”. Megjithatë, Tokata mohoi deklaratat e bëra nga familja dhe miqtë e tyre në rrjetet sociale.

Po atë muaj, Ezrau akuzua për strehimin e tre fëmijëve të vegjël dhe nënës së tyre në një fermë të mbushur me armë në Vermont. Dy burime i thanë Rolling Stone në atë kohë se kishin frikë për sigurinë e fëmijëve, të moshës 1 deri në 5 vjeç, por nëna këmbënguli se ajo dhe fëmijët e saj ishin mirë, duke shtuar se Miller e ndihmoi atë të arratisej nga një gjoja “ish partner i dhunshëm dhe abuziv”. dhe i dha asaj “një mjedis të sigurt për tre fëmijët e saj shumë të vegjël”. Së ffundmi ai u akuzua për vjedhje pasi dyshohet se kishte vjedhur alkool nga një shtëpi në Vermont./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *