• |
ide | kryesore

Sherret qesharake/ Monika dhe Iliri, peng të famës së Big Brother

F1, Paparazzi



Ish personazhet e Big Brothel vazhdojnë të kacavirren me ngulm, pas famës që morrën në kohën kur ishin të mbyllur në shtëpi. Ata sajojnë sherre, krijojnë incidente, të torturuar nga humbja e vëmendjes së publikut. Kështu ka ndodhur edhe me dyshen e njohur Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri. Ata janë përfshirë sërish në konflikt të shpikur me njëri-tjetrin. Dje aktorja bëri një bisedë virtuale me ndjekësit ku ironizoi hapur Ilirin “Kush të bëri më të famshme teatri apo Big Brother?”, i shkroi një ndjekës teksa aktorja iu përgjigj: Iliri.

“Mendon ta rikthesh shoqërinë me Ilirin?”, i shkroi një tjetër. “Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë!”, iu kthye Monika.

Nga ana tjetër Iliri iu kundërpërgjigj me një thumb në Instastory. “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”, ka shkruar balerini referuar Monikës, pasi aktorja u bë shpesh virale për dashurinë e saj ndaj bananeve kur ishte në Big Brother VIP.

Nuk ka munguar as përgjigja e aktores, e cila ka postuar një foto ku tregon kuptimin e fjalës pleh dhe krah saj një figurë bananesh ku shkruhet “Faleminderit shumë”.

Po të shohësh banalitetin e dialogut dhe shpikjen e ‘sherrit’ nga asgjëja e ke të lehtë të kuptosh se ish yjet e Big Brother kanë mbetur të burgosur pas një fame që nuk do t’iu kthehet më.

©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *