• |
ide | kryesore

Shitën flori të rremë me vlerë 200 mijë euro, arrestohen 2 italianët

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 shtetas italian, të cilët akuzohet se i kanë shitur ar të rremë disa argjendarive në Tiranë dhe Podgoricë, ndërsa kishin vënë në shënjestër një tjetër argjendar në këtë qytet. Mësohet se dy italianët përzienin floririn me metale të tjera dhe gjatë periudhës qershor-gusht 2022, e kanë shitur me vlerë 200 000 euro në Tiranë dhe Podgoricë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet F. M., 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe R. G., 76 vjeç, banues në Milano.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrimi”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *