• |
ide | kryesore

Tentoi të vidhte shtëpinë e emigrantit në Peqin, kapet 57-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 57-vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të vidhte me dhunë shtëpinë e një emigrant në Peqin.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtëpia e emigrantit ishte në ruajtje nga një i afërm i tij, i cili u godit me grushte, teksa autori po tentonte të vidhte banesën.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 57 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi (në emigrim), e cila ishte në ruajtje nga shtetasi A. M. 57-vjeçari gjithashtu goditi me grushte shtetasin A. M. gjatë tentativës për të vjedhur në banesë.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *