• |
ide | kryesore

Belotti i vë kusht Romës: “Akord brenda të dielës, ndryshe shkoj te Nice”

-Instant, Sport



Roma është në kërkim të një sulmuesi që mund ta bëjë Abrahamin të marrë frymë në një sezon të gjatë, por koha për të siguruar Andrea Belottin po skadon. Bllokimi për shitjen e Shomurodov te Bolonja (emilianët ofrojnë 10 milionë me të drejtë blerje ose maksimumi me detyrimin të kushtëzuar, verdhekuqtë duan 14-15 me detyrim), i ka vënë shkopinj nën rrota Pintos, që nuk mund ta mbyllë për qendërsulmuesin pavarësisht se marrëveshja me të është e përcaktuar në çdo detaj. Ish-sulmuesi i Torinos ka vendosur të presë deri të dielën, më pas do të marrë rrugë të tjera.

Për të ka një interes veçanërisht të fortë nga Nice, alternativa e preferuar e Belottit për nga prestigji, ndërsa Galatasaray mbetet në plan të dytë. Lojtari do të preferonte të qëndronte në Itali, por destinacionet e vetme të mundshme për momentin janë Bolonja dhe Salernitana, jo ekzaktësisht më të mirat për ambiciet e tij.

“Ngrirja” e Belottit është një problem i madh edhe për Mourinhon, i cili prej kohësh ka vendosur të mos besojë më te Shomurodov dhe Felix, aq sa në Salerno preferoi më mirë të rreshtojë Dybalan në rolin e sulmuesit të parë, sesa të zgjidhte njërin prej të dyve. Por derisa të jetë e mundur të lirohet hapësira në organikë, operacioni nuk mund të zyrtarizohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *