• |
ide | kryesore

Bordi cakton çmimin e ri të karburanteve në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bordi i Transparencës në datë 17 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️ Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës.
Në këtë kuadër Bordi thekson se:

i. Çdo referencë mbi uljen apo rritjen e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, nuk impakton në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë bursën e nënprodukteve gazoil, benzinë. Për të informuar drejt dhe pa shtrembërime opinionin publik, media dhe faktorët e ndryshëm politikë dhe jopolitikë duhet ti referohen të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, për bursen e mesdheut. Administrata Doganore është orientuar që të bëjë publik informacionin mbi lëvizjet e kësaj burse me qëllim që askush të mos shtrembërojë realitetin dhe të abuzojë me informacionin.

ii. Nga Vendimi i fundit i Bordit Nr. 45, Prot, datë 11.8.2022, i cili i referohet të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD të datës 10.8.2022, lëvizja e çmimeve ka qënë si vijon:

Datë 11.08.2022: Benzina 10 ppm +29 USD/ton; Gazoili 10ppm +42 USD/ton
Datë 12.08.2022: Benzina 10 ppm + 6 USD/ton; Gazoili 10ppm + 66 USD/ton
Datë 15.08.2022: Benzina 10 ppm – 5 USD/ton; Gazoili 10ppm + 41 USD/ton
Datë 16.08.2022: Benzina 10 ppm -20 USD/ton; Gazoili 10ppm +40 USD/ton

iii. Kursi i këmbimit LEK/USD, i cili impakton gjithashtu çmimin përfundimtar të karburanteve, është rritur me +1,42 lekë, krahasuar me kursin zyrtar të përdorur në mbledhjen e fundit të Bordit.

Pra, pavarësisht se çmimet në bursë kanë pasur tendencë rritje, në javën e fundit, Bordi nuk ka marrë Vendim të menjëhershëm për rritjen e çmimit të nënprodukteve.



10 Comments

  1. Ashtu ju lumte. Goja llap e shpina dap. 17 leke per liter jane dhurate nga “Bordi”, si kosto operimi, ku ne ligj nuk permendet askund tek metodologjia e percaktimit te cmimit. Qente le te lehin, karvani i hajduteve ecen perpara. Rrofte partia dhe patronazhistet e saj! Perpara!

  2. Kush eshte ky bord qe ekziston vetem ne shqiperi, dhe qe sherben vetem qe sapo vjen fundjava , i con cmimet e karburanteve ne stratosfere.
    Bord abuzues komplet jashte cdo ligji

  3. Mire ja beni ketij populli bq qe sa vjen data e zgjedhjeve e japin voten tek keta kriminela! S’ka dinjitet ky popull, zhvateni mire ok

  4. Ça thone keto monstrat? I kupton njeri ? Ne burse rritet çmimi thone keto vemje?
    Ju duhet tju qishe ropt e shtepise mare e prape . Kastile e beni ? Lozni me nervat e shqiptareve?
    Do pendoheni por do jete teper vone

  5. Ne burse çmimi i naftes ulet dhe ju ketu e rrisni dhe na thoni se po ju bejme nder?
    O popull rrembe armet , sopata , kacorre , kazma , ça te gjeni dhe bjerini ketij qeni 2 metra te gjate

  6. Sot u mblodh Bordello dhe vendosi qe cmimi i kar-buranteve do te ulet me NGRITJE. Po me ja shkedhy rracen dhe pak e kane. O njerez akoma nuk jeni te bindur qe keta jo vetem vjedhin e grabisin cdo gje por keta edhe te tallin mender picken, si pederastet edhe baxhellat e qirjeverise. Keta duhen kalb ne burg, por perpara duhet te shporrim nga qeverisja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *