• |
ide | kryesore

Depay sulmuesi i ri i Juventus, arrihet akordi: Rabiot bllokon ardhjen e Paredes

-Instant, Sport



Memphis Depay është gjithnjë e më pranë Juventus, mungojnë vetëm disa detaje të vogla për t’u përcaktuar. Siç raporton Tuttosport, sulmuesi dhe drejtuesit e Juventusit kanë gjetur tashmë një marrëveshje në parim mbi bazën e një kontrate dyvjeçare (për të shfrytëzuar përfitimet e dekretit të rritjes) me një pagë prej rreth 5 milionë euro plus një milion e gjysmë bonus. Ashtu si bardhezinjtë, edhe Barcelona është me nxitim për t’a mbyllur operacionin dhe do të ishte e gatshme ta lironte sulmuesin në një transferim të lirë, por vetëm nëse holandezi do të hiqte dorë nga disa detyrime ekonomike që klubi spanjoll ka ndaj tij.

Nëse për sulmuesin e kërkuar Allegri mund të jetë i qetë, cështja e mesfushës mbetet problem. Adrien Rabiot është akoma larg Manchester United. Kërkesat shumë të larta të lojtarit, sidoqoftë i pakënaqur nga fakti për të mos luajtur në Champions League, kanë ngadalësuar negociatat dhe për pasojë edhe ardhjen në Torino të Leandro Paredes nga Paris Saint-Germain, që për argjentinasin ka hapur mundësinë e huazimit. Për momentin tratativa për mesfushorin ka mbetur pezull, pavarësisht se me të janë përcaktuar të gjitha detajet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *