• |
ide | kryesore

Falsifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në favor të PS, arrestohet 35 vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar 35 vjeçarin Eduart Zito i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura në 25 prill. Zito akuzohet se duke shfrytëzuar pozicionin e tij si numërues ka falsifikuar rezultatin e zgjedhjeve në Librazhd, duke shënuar të dhëna të ndryshme në tabelë në favor të Partisë Socialiste.

Njoftimi i Plotë:

Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, kapet në PKK Qafë Thanë dhe vihet në pranga 35-vjeçari (numërues votash), i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:

-E. Z., 35 vjeç, banues në Rrajcë, Librazhd.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.



5 Comments

  1. Librazhdi po pret per drejtesi!!Dibra po pret per drejtesi!Shqiperia po pret per drejtesi!We will see!!Jepi Kimete se na ke bere per vete😐 thotë:

    Hahaha kapet nje sa per te thene qe denojme per falsifikim votash !Po Taulant Balla qe ka vjedhur vota me thase dhe banda aty e kane pse nuk e arreston next??Apo eka marre ne mbrojtje kryehajduti Edvin kristaq vrasesi me firme dhe Vule???We will see!

  2. Detyra e nje patronazhisti

    Pergjate nje mandati kater vjecar ka per detyre te siguroje informacion se kush voton PS, kush kunder dhe kush nuk voton fare.

    Ka per detyre te rekrutoje njerez ne kembim te vendpunesimit, ndihmave dhe prekrhajeve te tjera sociale dhe monetare.

    Dhe e di kush eshte me e keqja?

    Patronazhistet i kemi kushurinj, komshinje, shoke e miq.

    Patronazhisti duhet bllokohet me ligj stupid!

    Sa per temen, pallavra e radhes per terheqje vemendje nga ceshtjet sensitive te momentit.

  3. FALLSIFIKIMIN E BON KRYETARI NE BASHKPUNIM ME SEKRETARIN E QENDRES VOTIMIT SE ATO KAN FIRME DHE VULE NDERSA .NUMRUSI KA KARIN E NUS RROKUT.

  4. Qenqeveria ben sikur lufton qente e vete! Ohoho i kapem kelyshet qe vjedhin zgjedhje dhe kerriçet e psshurres e besojne! Ne hale o kerriçer!…. Ps; Jo te gjithe, meret vesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *