• |
ide | kryesore

Fayza, mamaja e Mbappé: “Gjërat mes Kylian e Neymar janë administruar mirë përbrenda”

-Instant, Sport



“Gjërat u administruan së brendshmi te Paris Saint Germain, gjithçka po shkon mirë”. Këto janë deklaratat e Fayza Lamarit, e ëma e Kylian Mbappé, të dhëna në faqen arabe Kora Plus. Frazat e saj kanë zgjidhur të paktën pjesërisht polemikat, në të cilat djali i saj është përfshirë me Neymar në dhomat e zhveshjes së PSG-së, pas videos që u bë virale e që tregon ndarjen tashmë të qartë në raportin mes francezit dhe brazilianit.

Sulmuesi francez, që rinovoi kontratën në maj si lojtari më i paguar në botë, është i izoluar nga shumica e lojtarëve të tjerë në dhomat e zhveshjes së skuadrës franceze, sipas thashethemeve që qarkullojnë. Edhe pse fjalët e së ëmës janë përpjekur të mos e dramatizojnë këtë situatë.

Gjatë fitores 5-2 ndaj Montpellier, Mbappe humbi një 11 metërsh dhe në akordimin e një penalltie tjetër francezi e braziliani u konfliktuan për ta goditur, me Neymar që shënoi nga pika e bardhë. Ndonëse momenti nuk u kap nga kamerat, komentatorët në stadium sqaruan se u desh ndërhyrja e kapitenit Marquinho për të qetësuar situatën. Gjërat u tensionuan më pas në rrjetet sociale me dy likë të vendosura nga O’Ney në postime kundër Mbappe, një prej të cilave e akuzonte francezin se e kishte kërkuar me kontratë goditjen e penalltive si kusht për të rinovuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *