• |
ide | kryesore

Grabiti 10 mijë euro në banesën e një gruaje, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe ka vënë në pranga një 18-vjeçar pasi akuzohet se në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur në banesën e një gruaje shuma parash me vlerë totale 10 mijë euro.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi me inicialet A.Z, banues në Elbasan. 18-vjeçari  akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i Policisë

Vodhi në kohë të ndryshme, shumën prej 10 000 eurosh, në banesën e një shtetaseje, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe arrestojnë në flagrancë 18-vjeçarin.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thousands”.

Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-A. Z., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas në periudha të ndryshme kohore, dyshohet se ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banesën e një shtetaseje.
vijon.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *