• |
ide | kryesore

Meta: Çmimi i naftës në bursë si para luftës, në Shqipëri punohet në funksion të oligarkut Rama

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në konference për mediat.

Nga selia e PL-së, Meta lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama dhe bordit të caktimit të çmimit të karburantit.

“Jemi sëbashku me deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që bordi i rrjepjes së shqiptarëve, që përmes çmimeve spekulative të naftës po iu bën shqiptarëve të thjeshtë. Është e qartë që kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele me të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi në vendin tonë nuk reflektohet. 221 lekë në Shqipëri nafta. Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, por vetëm këtu punohet për funksion të oligarkut Rama dhe ogiçeve të tij. 50% ulje të akcizës për naftën në Shqipëri, U bë kaq kohë që janë propozuar nga opozita, nga partia e Lirisë, siç është pezullimi i taksës së qarkullit, por asnjë respektim”, tha Meta.



34 Comments

    1. Po mire qe per partine te vjen keq por per femijet e tu nuk te vjen keq?
      Mos valle naften dhe ushqimet baze ti i ke gratis?

    2. Edi, Iliri Mali, Bledi, Ana dhe patronazhistat pabuksa te bodrumit, thotë:

      jemi larva te bodrumit qe diskutojme me pagese, mos na e vini re!

  1. Se kuptoj deri kur ishte president flinte gjum tani ka filluar e mendon per te miren e popullit gjasme e do me gjet hajdutet pika qe si bie ketij Likes

  2. Ti je i pari qe ke vjedhur dhe prap sje ngopur nga vjedhjet o Like po ik e gje naj vend per tu fshehur se sdo shpetosh pa u kapur

  3. I nderuar z. Meta!
    Ju lutem te merrni ne konsiderate organizimin e nje proteste paqesore mbarekombetare kunder Bordit te Vjedhjes se Karburantit duke bllokuar rruget ane e mbane Shqiperise me te gjitha mjetet levizese qe perdorin ate karburant i cili eshte kaq i shtrenjte ne menyre te pajustifikuar, perveçse vjedhjes se qytetareve.
    Ju lutem gjithashtu te konsideroni qe çdo lloj manifestimi te mos e beni para zyres se KM sepse ai nuk eshte asnjehere aty, por te perqendroheni ne ato vende ku mesazhi i protestes do te ishte me i dobishmi: prane qytetareve te thjeshte aty ku jetojne e punojne. Nuk ia vlen te protestohet para godinave te nje shteti qe nuk ekziston.
    Perndryshe, ju pergezoj Juve dhe z. Berisha per energjine dhe vendosmerine qe tregoni se keni mbledhur tanime bashke kunder çfaredolloj regjimi. Me pelqen veçanerisht ideja Juaj per instalimin e referendumit si mjet qeverises per qytetaret dhe me qytetaret. Uroj te mos e harroni kur te rizgjidheni me vote. Tani per tani po krijoni shume shprese, mendoj. Iu uroj suksese !
    Faleminderit

  4. Per komentuesit qe nuk hane sufllaqe: Kam nje sygjerim. Ju lutem te konsideroni qe te mos reagoni ndaj militanteve qe mendojne se jane aq leshko sa as edhe nje sufllaqe nuk kane besim ne vetvete ta nxjerrin vete, por duan t’i bijne qylit. Keta jane shtresa e vertete e komunistave. Keta jane bolsheviket qe i japin mend te gjitheve dhe per vete nuk dine asgje me shume veçse te kritikojne dhe te denigrojne tjetrin per te dale qylshe me lart se te tjeret.
    Mendoj se strategjia me e mire ndaj ketij soji njerezish te perhumbur eshte injorimi, sikur ata nuk ekzistojne sepse fjala e tyre per aq kohe sa nuk ka argumente por parulla te kohes se Qepes, Nuk VLEN.
    Me kete dua te them qe edhe ju duhet te vleresoni se kjo gazete numerike, Lapsi.al, ne mos e vetmja, eshte nder te paktat qe ka ngelur e cila ua jep kete mundesi ku ju te reagoni me mendimin tuaj, madje edhe ne anonimat. Keshtu ju ftoj te vlersoni kohen tuaj duke reaguar ndaj lajmeve qe ne na prekin dhe per te cilat kemi nevojen e lirise te flasim, jo ndaj Sufllaqeve te Qylit dhe Zhulit. Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *