• |
ide | kryesore

Pamje nga vrasja në Elbasan/ Policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin këtë mbrëmje, ku një i ri i identifikuar si Madrit Ulqinaku ka mbetur i vdekur, pasi ndaj tij është shtënë disa herë me armë.


Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, në afërsi të “Elbasan Arena”, kur i riu sapo ishte larguar nga lokali dhe i ishte drejtuar makinës së tij.


Mësohet se ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.