• |
ide | kryesore

Para takimit/ Furi kundër Albin Kurtit në gazetat e Beogradit

Lajme, Të fundit



Nga Nemanja Rujevic, Deutsche Welle

“Ai po përgatit masakra në Kosovë”, kështu e titulloi gazeta bulevardeske “Informer” një shkrim të sajin, me foto të kryeministrit kosovar albin Kurti, Kurse sipas gazetës “Vecernje novosti” madje janë bërë gati edhe snajperë, që me gjasë do të eliminojnë politikanë drejtues të pakicës serbe në Kosovë. Si këto dy gazeta gati i gjithë shtypi i Beogradit nuhat luftën, pa pasur prova të qarta për këtë. Përjashtim përbëjnë vetëm pak media të pavarura, që nuk varen nga Vuçiqi.

Së fundmi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u shkallëzuan pas vendimit të qeverisë së Kosovës të zbatojë rregullore të reja për udhëtarët me pasaportë serbe dhe automjetet me targa serbe. Sipas saj, serbët kur të hynin në Kosovë do të pajiseshin me dokumente provizore kosovare, dhe automjetet me targa serbe brenda një afati duhej të zëvendësoheshin me ato kosovare. Serbia e praktikon këtë prej vitesh për qytetarët kosovarë. Kryeministri Kurti kishte kohë që këmbëngulte për të ashtuquajturin “reciprocitet”, pra që për të dyja palët të vlejnë rregullore të njëjta.

Serbien Kiosk & Café in Belgrad

Frika se Rusia mund të ndezë situatën

Vërtet që këto masa u tërhoqën brenda një kohe të shkurtër, por situata është shumë e tensionuar. Disa vëzhgues madje shohin edhe rrezikun e vërtetë të luftës në Ballkan. Një argument që dëgjohet, është se Rusia mund t’i përdorë këto tensione dhe të hapë një front tjetër përmes Serbisë tradicionalisht aleate, për të larguar vëmendjen nga lufta agresore në Ukrainë. Serbia është i vetmi vend kandidat i BE që nuk ka vendosur sanksione kundër Moskës. Ky vend e dënoi sulmin rus dhe në rezolutat e OKB votoi kundër Rusisë. Por presidenti Vuçiq që qeveris gati i vetëm prej 10 vitesh njihet për akrobacitë e tij politike mes Lindjes e Perëndimit.

Sa realiste është një luftë e re, aty ku në vitet 90-të u rrëzua përgjakshëm Jugosllavia? Do t’i hynte Serbia vërtet rrezikut të përballej sërish me NATO-n, që është prezente në Kosovë dhe Bosnje, kurse Mali i Zi dhe Kroaca fqinje janë anëtare të aleancës transatlantike?

Me gjasë gjithkund ka rrezik

“Elitat politike në këtë rajon nxjerrin përfitime nga nacionalizmi dhe prodhojnë për këtë tensione të llogaritura”, thotë Mladen Lisanin nga Instituti serb për Studime Politike (IPS). Asnjëra palë nuk ka interes për luftë, por lufta me zjarrin mund të dalë nga kontrolli në çdo moment, thotë politologu.

Vërtet në mediat serbe paralajmërohet rregullisht për rreziqet për serbet dhe serbët thjesht sepse janë serbë. Këto rreziqe përgjojnë në Kroaci, në Bosnje, Mal të Zi, por më së shumti në Kosovë.

Kosovo Zupce StraßenblockadeBllokadat e rrugëve në Zupçe

Konflikti aktual për dokumentet e udhëtimit dhe targat është për qeverinë Kurti një masë që duhej marrë prej kohësh, për shumë serbë një provokim i padurueshëm. Në fillim të gushtit serbët reaguan me barrikada, kur filloi zbatimi i reciprocitetit. Ushtria serbe rriti gatishmërinë, edhe pala kosovare dërgoi njësi të posaçme të policisë, u dëgjuan edhe të shtëna armësh. Një raund i ri i vringëllimit të rmëve, që mund të përsëritet rishtazi. Pas pezullimit të përkohshëm qeveria Kurti kërkon t’i rivendosë masat në fillim të shtatorit.

Të enjten më 18 gusht kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq takohen në Bruksel më ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, por pritshmëritë nga ky takim nuk janë të mëdha. Edhe ndërmjetësimi i BE mes dy palëve ka sjellë shumë pak rezultate në vitet e fundit.

Marrëdhëniet e mira të Serbisë me NATO-n

“Kujtdo që i bie ndërmend të na sulmojë, ne do ta mbrojmë Serbinë, dhe që është më e rëndësishmja ne do të fitojmë”, tha Vuçiq së fundmi në një fjalim. Presidenti që qeveris gati pa kufizim thekson me dëshirë, se sa e fortë është bërë ushtria serbe, dhe se sa rol ka luajtur ai për këtë.

Zyrtarisht Serbia është neutrale nga ana ushtarake. Ushtria zhvillon në vitet e fundit manovra të rregullta me Rusinë, por edhe me shtetet e NATO-s. Në dy dekadat e fundit ushtria është ristrukturuar sipas modelit perëndimor dhe merr pjesë në iniciativën e NATO-s, “Partneritet për paqen”. Bashkëpunimi me NATO-n është i mirë. Më shumë se kaq nuk ka se ç’ kërkohet. “Anëtarësimi i Serbisë në NATO është komplet jo realist, shumica e popullit është kundër. Për elitat politike do ishte një rrezik i madh”, thotë Lisanin.

Sipas sondazheve, 80-90% e serbëve janë kundër anëtarësimit në NATO. Bombardimet e NATO-s në vitin 1999 nuk janë harruar nga shumë serbë, ato keqpërdoren shpesh nga mediat kryesore. “Politikanët serbë reagojnë me hipokrizi; përmes shtypit bulevardesk ata zhvillojnë një fushatë të pandalur kundër NATO-s, kurse në heshtje zgjerojnë bashkëpunimin me aleancën”, thotë Maja Bjelos nga Qendra e Beogradit për Sigurinë Politike”, BCBP. Megjithatë edhe në perëndim heshtet më shumë për bashkëpunimin e mirë me Serbinë.

Kosovo Zupce Straßenblockade

Kosova dhe Serbia: Askush nuk do luftë

Bjelos nuk beson se mund të fillojë një luftë e re, ashtu si shumë ekspertë të tjerë. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor politikanët qeverisës simulojnë rregullisht kriza për t’i çaktivizuar po vetë dhe kështu paraqiten si “faktorë stabiliteti”. BE e mbështet këtë politikë të “stabilokracisë”, thotë Bjelos. Kritikët e akuzojnë  Brukselin se kujdeset më shumë për stabilitetin se sa për demokracinë në rajon.

“Për këtë arsye mund të priten tensione në rajon, por jo konflikte të armatosura”, thotë Bjelos. Reagimi i përbashkët politik, diplomatik dhe ushtarak i perëndimit ndaj pushtimit rus të Ukrainës, i tregon politikanëve të Ballkanit, se çfarë çmimi do të paguajnë ata, nëse do të shkaktojnë një gjë të tillë.”



5 Comments

  1. Sali Berisha do të mbahet mend si kryeministri që lejoi hapjen e kioskave që shisnin diploma universitare, të tilla si “Vitrina”, “Kristiali” e dhjetëra të tjera.

  2. gjeni një vend tjetër në botë, që liderët e opozitës dalin çdo ditë në mes të gushtit të sulmojnë turizmin e vendit të tyre, duke ngjallur terror politik ndaj industrisë më të madhe më vend, përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës, që as vilat në Lalëz nuk po i shijojnë nga makthi i suksesit të turizmit. Makthi i tyre është se të ardhurat e turizmit fuqizojnë ekonominë e cila gjendet para sfidave të krizës botërore dhe ata nuk do t’ia dalin dot që përmes krizës ekonomike të realizojnë ëndrrat e tyre.

  3. Iliri e ndjeu para dy vjetësh, gjatë një vizite në Pogradec. Aty, mes fshatarëve të mahnitur para tij, kapi një zhurmë sikur ‘po vinin helikopterët amerikan’. Iu bë sikur ishte presidenti i vrarë Salvador Allende. Që atë ditë Amerika i kishte vënë vizën. Si të mos e marrësh si sinjal sot këmishën me vija të trasha blu e gri?!

    Të njëjtën histeri kapën antenat e Saliut kur thërriti para botës: ‘Jam Sali Berisha unë, ore budallenj!’. Ka qenë dita kur, nën gju, mori vesh se po hapej çështja ‘Gërdeci’ dhe se ’21 Janari kishte prova të reja’. Tani plagët dhe reumatizmat i ndjen Tritani.

    1. More ju komentus te leshit lexoni ju shkrimin e artikullit pe gazetat serbe qe bej propagand kunder Albin Kurtit, per ta komentu…? kujt i sherbeni me keto komente qe nuk jone teme, keso gjera ka vetem ne shqiperi, flitetet per ullinj komentet per delin…!!! patronazhist jeni…

  4. Nuk ka mundesi qe Vu-çiçi ti nguli thik pas shpine NATO ,ai armet i ka bler per qejf tha lideri global,pastaj si ka mundesi tja bej kete Çiçi liderit global ,sivllaut te tij kete pabesi.
    O zoterinje po te doj lideri jon global e bene Vu-çiçin te mos i zene kembet dhe por çedo ai(lideri)eshte i zene me pushime ne Dhermi por kur te kthehet e di vet ai si do i bej llapen qe do vu-çiçi dhe hop ceshtja mbyllet😜

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *