• |
ide | kryesore

Prindër për herë të parë, Einxhel dhe Dj Dagz zbulojnë detaje të reja

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas disa aludismesh, Einxhel dhe Dagz konfirmuan lajmin se do të bëheshin prindër për herë të parë.

Çifti, i cili u njoh dhe nisi romancën në “Big Brother Vip”, gjatë një interviste për “Pushime On Top” zbuluan më shumë detaje.

“Unë me llogaritë e mia e di se kur ndodhi, por le të mbetet private kjo gjë. Gjithë kohës kemi qenë bashkë, nëse ka një person që e kam ndarë më së shumti këtë gjendje është Dagz. I kam thënë që dyshoj që “jemi” shtatzënë.”,tregoi Einxhel.

Ajo shtoi: Është shumë interesante se ne jemi të dy njerëz sportivë. I marrim gjërat me sportivitet. Kur isha në Kosovë nuk isha mirë nga ana shëndetësore dhe motrës së Dagzit i thashë: Më duket se po të bëj hallë. Testin e bëra shumë vonë. Njerëzve të afërt ua kemi thënë. Ka qenë shumë e çuditshme kur fansat na shkruanin kur do bëni fëmijë dhe unë e shihja shumë të pamundur dhe i thoja Dagzit “ca thonë këta”. Megjithatë që në në BBV ne e kemi folur si gjë dhe Dagz më ka thënë që brenda shtëpisë se do të bënte tatuazh kur ta bëja baba.”

Përsa i përket gjinisë së bebushit, dyshja tha se do ta zbulojnë përmes një feste me familjarët dhe miqtë e ngushtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *