• |
ide | kryesore

Reuters: Eksportet e energjisë mund t’i rrisin të ardhurat e Rusisë në gati 100 miliardë dollarë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit

Rusia parashikon që të hyrat nga eksporti i energjisë t’i rriten këtë vit për gati 100 miliardë dollarë, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters, duke cituar dokumentet qeveritare.


Ministria ruse e Ekonomisë pret që të hyrat nga eksporti i energjisë të arrijnë në 338 miliardë dollarë më 2022, rritje për më shumë se një të tretën e shumës së vitit të kaluar.


Rritja në të hyra, nëse materializohet, do t’i ndihmojë ekonomisë ruse teksa përballet me sanksione të ashpra të Perëndimit, prej kur Moska ka nisur sulmin e paprovokuar në Ukrainë.

Një rritje e tillë në të hyra do t’i mundësojë presidentit rus, Vladimir Putin rritjen e pagave dhe pensioneve, në kohën kur ekonomia ruse ka rënë në recesion dhe inflacioni është duke ulur standardin e jetesës.

Eksportet e energjisë përbëjnë rreth gjysmën e të hyrave në buxhetin federal të Rusisë.

Ministria ruse e Ekonomisë parashikon që eksportet e gazit natyror më shumë se do të dyfishohen këtë vit – 730 dollarë për 1.000 metra kub.

Sipas dokumenteve që ka parë Reuters, rënie graduale pritet të regjistrohet më 2025.

Eksportet ruse të gazit natyror do të zvogëlohen për gati 15 për qind këtë vit, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes Brukselit dhe Moskës për luftën në Ukrainë.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se synon t’i japë fund varësisë në importet e gazit natyror rus, si shenjë proteste ndaj vendimit të Rusisë për luftë në Ukrainë.

Mirëpo ekonomia ruse po ia del më mirë sesa është pritur, pas vënies së sanksioneve.

Ministria ruse e Ekonomisë pati paralajmëruar më herët se ekonomia mund të pësonte tkurrje në deri 12 për qind, ndër shifrat më të larta në tri dekadat e fundit.

Por, autoritetet ruse tani presin që ekonomia e shtetit të tkurret për vetëm 4.2 për qind këtë vit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

13 Comments

  1. Kujtuat se humoristi zelenski do ja fuste putinit? Vec idiotet e lajmeve me mijera te vrare ruse ne dite i besojne keto. Ukraina mori fund si shtet.

        1. Bota i ka gjitha mundesit e zgjilljeve .por vetem te drejtes hakut.me padrejtesi nuk ka trumf nuk ka zgjillje shpres vetem vetshkatrrim

  2. Pfffff….Rusia shtet gjgand me pasuri te jashtezakonahme natyrore. Koha e perendimit eshte ne perendim. Pederastat dhe globalistet per te cilet cdo gje pranohet vetem dashuria per familjen dhe atdheun jo po ja fusin koken ne mut cdo dit showerise se ” zhvilluar” perendimore.

      1. @I paemër
        17/08/2022 te 23:34
        ne fakt amerika ka kohe qe esht zbyth nga luftimet me forca te saja, te pakten qe nga lufta e Sirise angazhohet vec me forca nderkombetare te gatshme per luftera proxy per te.
        Ukraina ,tajvani, isis, alkhaida, jane shembuj

  3. Filloni mesoni Rusisht se Rusin ne Vlore do e kemi. Jane bere llogarite mbrapa skenave qe Rusia do marr Evropen Lindore dge sidomos Ballkanin. Gezojuni se do vijne pidhra yje Ruse do zbukurohet rraca. Do jete me mire se Muterit Arab, Aziatik dhd Afrikan qe na sjell ky pederasti drogaxhi ish mashkull prostitut gay ne France me emrin Edi Flama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.