• |
ide | kryesore

Trazirat në veri të Kosovës/ NATO e gatshme të ndërhyjë edhe një herë kundër Serbisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Para se të ulet edhe një herë në tryezën e dialogut me Albin Kurtin, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mori një mesazh të qartë nga NATO mbi pasojat që do të ketë nxitja e konfliktit në veri të Kosovës.

Vijat e kuqe për Serbinë i tregoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg që tha se situata në terren është përmirësuar, ndonëse KFOR është i gatshëm të ndërhyjë në rast destabilizimi.

“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale” ishin fjalët e Sekretarit të NATO-s, i cili kujtoi se KFOR-i është misioni më i madh ushtarak i NATO-s jashtë aleancës me rreth 4.000 trupa.

Përballë muskujve të NATO-s, Vuçiç tha se e falenderon misionin e NATO-s në Kosovë, duke kujtuar se ishte deklarata e KFOR që ndikoi në uljen e tensioneve.

“Kemi folur për atë që ka ndodhur. Nuk kemi nevojë që të shohim secilën herë situatën sipas një perspektive. E respektojmë misionin e KFOR-it dhe njoftimi i tyre atë natë ka ndikuar në ulje të tensioneve”, ka thënë Vuçiq, duke iu referuar deklaratës së misionit të NATO-s më 31 korrik, se është i gatshëm të intervenojë, nëse përshkallëzohet situata në veri të Kosovës.

Në konferencën tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u pyet nëse e pranon deklaratën se të dyja palët janë përgjegjëse për përshkallëzim të tensioneve.

“Në njërën anën kemi shtetin demokratik të Kosovës, kemi policinë profesionale të republikës sonë dhe, në anën tjetër, kemi struktura ilegale të Serbisë, që janë kthyer në banda kriminale dhe kanë krijuar barrikada. Nëntë nga 13 sosh janë krijuar brenda 10 minutave. Në këtë kuptim mund të themi se janë dy palë, por ne nuk duhet ta humbin aspektin moral” tha Kurti.

Kurti foli edhe për vendimin për target që pritet të hyjë në fuqi në shtator. Ai tha se nuk do të tërhiqet, pasi po zbatohet një vendim legal dhe “diçka për të cilën është zotuar Serbia në dialogun e Brukselit”.

Çfarë i parapriu takimit me Stoltenberg

Vendimi i qeverisë Kurti për të zbatuar reciprocitetin me target ishte në pikënisje të përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

Në ditët e fundit të Korrikut dhe në fillim të Gushtit, serbët në veri bllokuan rrugët me kamiona, ndëra policia u sulmua me armë nga persona të panjohur.

Pas situatës në terren u acaruan edhe deklaratat politike dhe u desh një deklaratë e KFOR për të qetësuar gjakrat në veri.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, më 31 korrik tha se ishte i gatshëm të ndërhynte nëse do të rrezikohej stabiliteti. Albin Kurti fajësoi Beogradin si organizator të ngjarjeve në veri të Kosovës që mund të përshkallëzoheshin në konflikt të armatosur. Nga ana tjetër Vuçiç tha se kishte informacion për eleminimin e serbëve në veri të Kosovës, duke shtuar tensionet.

Ishte pas këtij përshkallëzimi, që u organizua takimi i 18 Gushtit në Bruksel si një mundësi për qetësimin e palëve dhe krijimin e një atmosfere që do të shmangte përshkallëzimin e situatës./Lapsi.al



7 Comments

    1. Ore bajga, ore plehra, cfare prisni qe Sllobodani 2, sorosiani lgbt Vucic te shfarosi per se dyti popullsine e Kosoves, ne genocidin e radhes?! Bastardet serbe, kjo race genocidiale, jane pro-ruse, pro-Putin, ju lgbt perendimor, SH.B.A & B.E, pse i perkrahni pakushte keta vrases genetik?! Pse jeni kaq antishqiptare o derra, ne shqiptaret, nuk ju ndajme nga goja nga mengjesi ne mbremje SH.B.A, B.E, ndersa ju s’leni poshtersi pabere ne kurriz te shqiptareve, o derra, KAQ!

  1. Sekretari i natos nuk i tregoi vendin serbise, por thote do nderhyj si force neutrale per te qetesuar situaten. Dmth. i jep garanci Vuçiçit se do nxjerri jashte loje forcat kushtetuese te kosoves qe pergjigjen per rendin publik dhe sigurine. Do bej paqeruajtesin qe i shkon pershtat beogradit per te mbajt pezull vendimdt kushtetuese te qeverise legjitime te Kosoves. Çeshtja tjeter ezhte se perse Tirana zyrtare nuk çon ne parlament rezolute per mbrojte reciproke te dy shteteve shqipetare. Dicka luhet prej kohe ne dem te interesave kombetare.

  2. Ore bajga, ore plehra, cfare prisni qe Sllobodani 2, sorosiani lgbt Vucic te shfarosi per se dyti popullsine e Kosoves, ne genocidin e radhes?! Bastardet serbe, kjo race genocidiale, jane pro-ruse, pro-Putin, ju lgbt perendimor, SH.B.A & B.E, pse i perkrahni pakushte keta vrases genetik?! Pse jeni kaq antishqiptare o derra, ne shqiptaret, nuk ju ndajme nga goja nga mengjesi ne mbremje SH.B.A, B.E, ndersa ju s’leni poshtersi pabere ne kurriz te shqiptareve, o derra, KAQ!

    1. gjeni një vend tjetër në botë, që liderët e opozitës dalin çdo ditë në mes të gushtit të sulmojnë turizmin e vendit të tyre, duke ngjallur terror politik ndaj industrisë më të madhe më vend, përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës, që as vilat në Lalëz nuk po i shijojnë nga makthi i suksesit të turizmit. Makthi i tyre është se të ardhurat e turizmit fuqizojnë ekonominë e cila gjendet para sfidave të krizës botërore dhe ata nuk do t’ia dalin dot që përmes krizës ekonomike të realizojnë ëndrrat e tyre.

      1. Gjej nje vend te vetem ne bote ku ministrja e energjise i thote popullit fikni dritat e lahuni menujebte ftohte qe te kursejme energji, dhe nga ana tjeter bejne tender me parate e taksapaguesve per te trashur buzet, cicat e bythet per punonjese(dashnoret) ne OST. Rilindasit me te mire duhet tja shkerdhesh robt 7 pash!

  3. Iliri e ndjeu para dy vjetësh, gjatë një vizite në Pogradec. Aty, mes fshatarëve të mahnitur para tij, kapi një zhurmë sikur ‘po vinin helikopterët amerikan’. Iu bë sikur ishte presidenti i vrarë Salvador Allende. Që atë ditë Amerika i kishte vënë vizën. Si të mos e marrësh si sinjal sot këmishën me vija të trasha blu e gri?!

    Të njëjtën histeri kapën antenat e Saliut kur thërriti para botës: ‘Jam Sali Berisha unë, ore budallenj!’. Ka qenë dita kur, nën gju, mori vesh se po hapej çështja ‘Gërdeci’ dhe se ’21 Janari kishte prova të reja’. Tani plagët dhe reumatizmat i ndjen Tritani.Hugo shko ne londer bon viene paris dhe do ndigjosh shume nga keto qe ty si shpellkar i salih metaj te habisin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *