• |
ide | kryesore

U kap duke i dhënë makinës në gjendje të dehur, 38-vjeçari godet policët në Tepelenë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 38-vjeçar është arrestuar në Tepelenë, pasi ka goditur punonjësit e policisë, të cilët ndaluan mjetin e tij për kontroll.

38-vjeçari i alkoolizuar, i cili u ndalua nga patrulla e policisë gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur punonjësit e Policisë.

“U kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe goditi punonjësit e Policisë gjatë intervistimit, vihet në pranga 38-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, Tepelenë, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 38-vjeçari gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë”, njofton policia.



1 Comment

  1. Specialistet e hajdutrise qe krenohen neper Bare se vjedhin shuma maramense nga persona te ndryshem qe kapen me pie alkolike ose me munges dokumentacioni apo nga radaret fallco te shpejtesis paskan arestuar nje shkeles te ligjit sepse nuk ka patur lek xhepi qe tu jepte xhepistave te qeveris. Hahahaha sa qesharak qe jan bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *