• |
ide | kryesore

Video/ Benfica sheh grupet e Champions League: fitore në transfertë ndaj Dinamo Kiev, përmbyset Zvezda në Haifa

-Instant, F1, Sport, Video



Benfica avancon e sigurtë përpara drejt grupeve të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Dinamon e Kievit 2-0 në ndeshjen e parë të play-off-it, të luajtur në Łódź (Poloni): Gilberto dhe Gonçalo Ramos hipotekuan rezultatin, me portugezët që u mbrojtën në një pjesë të dytë, fare pa emocione. Fitore surprizë për Maccabi Haifa: 3-2 përballë Crvena Zvezdas së Dejan Stankoviç, me izraelitët që rikuperuan në pjesën e dytë rezultatin ndak serbëve. Barazim mes Qarabag dhe Viktoria Plzen: përfundoi 0-0 në Baku.

DINAMO KIEV-BENFICA 0-2
Fitore e rëndësishme për Benfikën në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Kampionëve, e luajtur në terren neutral në Łódź (Poloni): Lusitanët mposhtën Dinamon e Kievit 2-0, me një pjesë të parë të shkëlqyer. Ukrainasit e nisën fuqishëm, me presion të lartë dhe kundërsulme, por tentativën e parë të Besedin e anuloi avantazhi i Benfikës: Joao Mario shërbeu për Gilberton, i cili goditi me të djathtën fuqishëm duke përkulur duart e Bushchanit. 1-0 për Benfican në minutën e 9-të dhe i menjëhershëm reagimi i Dinamo Kiev: Tsygankov trembi Vlachodimos. Gjithsesi, inercia është e gjitha për portugezët dhe dyfishimi arriti në të 37′: një top vakant në zonë bëhet pre e Gonçalo Ramos që shënoi golin e dytë. Rezultati 2-0 e shtyu Benfikën të ulë qartë ritmin dhe të kufizohet në fazën e mbrojtjes, me ukrainasit që marrin guximin vetëm në fund. Megjithatë, përfundoi 2-0 në Lodź, me Benfikën që bën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Në Da Luz do të mjaftojë për të mbrojtur rezultatin.

MACCABI HAIFA-CRVENA ZVEZDA 3-2
Gola dhe emocione në Haifa, në një ndeshje të parë që shpërbleu vendasit. Maccabi në avantazh në minutën e 18 ‘me golin e Frantzdy Pierrot, sulmuesi haitian i ardhur në verë nga Guingamp, por Stankoviç lëshoi alarmin duke shkundur ekipin e tij: sulmuesi Aleksandar Pesic barazoi në të 27’. E në fuad të pjesës së parë, kompletohet përmbysja: Guelor Kanga dyfishoi dhe i coi skuadrat në pushim 2-1 për serbët. Megjithatë, ende nuk ka mbaruar dhe Maccabi Haifa bën një kundërpërmbysje të bujshme: Pierrot, pesë gola në eleminatoret e Ligës së Kampionëve, nënshkroi golin e barazimit në minutën e 51-të dhe Chery firmosi avantazhin e ri izraelit gjysmë ore nga fundi (61′). Presioni i Crzena Zvezdas nuk ishte efektiv dhe nuk kishte më kohë për përmbysje të tjera: Maccabi fitoi 3-2 dhe tani duhet të mbrohet në Beograd në një Marakàna shumë të nxehtë.

QARABAG-VIKTORIA PLZEN 0-0
Barazim pa gola mes Qarabag dhe Viktoria Plzen. Azerët shtyjnë fort për të kaluar në avantazh dhe për të përfituar nga ndeshja në shtëpi, por muri i ngritur nga çekët qëndroi deri në fund të sfidës. Ndaj ishte i kotë dominimi i vendasve, të cilët patën një shans të madh me Zoubir dhe e impenjuan Staněk në vazhdimësi. Përfundoi 0-0 në stadiumin Tofiq Bahramov, me një rast të fundit për Viktoria Plzen: Pernica shkoi pranë avantazhit, në një sfidë që i pa azerët të mbanin 67% të zotërimit të topit, por pa shënuar dot asnjë gol.

Qualification Champions League
Qarabag FK 0-0 Viktoria Plzen
Dynamo Kyiv 0-2 Benfica
Maccabi Haifa 3-2 FK Crvena Zvezda



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *