• |
ide | kryesore

Vrasja në Sarandë, identifikohet viktima (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një konflikt i çastit ka përfunduar me një viktimë në Sarandë. Policia bën me dije se pasditen e sotme, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Klodian Bakiaj, 41-vjeç, banues në Tepelenë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *