• |
ide | kryesore

Zbulohen artistët që do performojnë në MTV VMAs 2022

-Instant, Paparazzi, Slider



Blackpink, Jack Harlow, Lizzo dhe Måneskin janë artistët e fundit të shpallur për VMA-të e MTV, që do transmetohen drejtpërdrejt nga Prudential Center në Newark, New Jersey të dielën, 28 gusht.

Ata u bashkohen interpretuesve të shpallur më parë Anitta, J Balvin, Marshmello x Khalid dhe Panic! at the Disco.

Blackpink do të japë performancën e parë në SHBA të këngës së tyre “Pink Venom”, Lizzo është planifikuar të performojë këngën “2 Be Loved” nga albumi i saj i ri “Special” dhe Måneskin do të luajë këngën e tyre të fundit “Supermodel”. Detajet mbi performancën e Harlow nuk u njoftuan menjëherë. Reperi u shfaq me Lil Nas X në VMAs vitin e kaluar, duke performuar këngën e tyre Hot 100 “Industry Baby”.

Jack Harlow, Kendrick Lamar dhe Lil Nas X kryesojnë të nominuarit me shtatë, Doja Cat dhe Harry Styles pasojnë me gjashtë, ndërsa Billie Eilish, Drake, Dua Lipa, Ed Sheeran, Taylor Swift dhe Weeknd  me pesë.

Nga interpretuesit e paralajmëruar më parë, këngëtarja braziliane Anitta do të bëjë debutimin e saj në VMA me performancën premierë televizive të këngës së saj të re, “Envolver”. Artisti  Balvin do të kthehet me “Nivel de Perreo”  duke u rikthyer për herë të parë që nga bashkëpunimi i tij në skenë me Bad Bunny për “Que Pretendes” në 2019.

Marshmello dhe Khalid do të ngjiten së bashku në skenë për bashkëpunimin e tyre të ri “Numb”. Panik! at Disco rikthehet në skenën e VMA për herë të parë që nga viti 2018 për të performuar këngën e tyre të re “Middle of a Breakup”. Nëntë herë të nominuarit, të cilët fituan për herë të parë në 2005 për Videon e Vitit, janë nominuar për Alternative Video./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *