• |
ide | kryesore

74 vjeçarja ndërroi jetë nga plagët e djegies, mjeku nuk njoftoi policinë ndaj vihet në hetim

-Instant, Lajme, Të fundit



Një mjek në spitalin e Dibrës është vënë nën hetim pas vdekjes së një 74-vjeçare. Nga policia mësohet se e moshuara ndërroi jetë pas plagëve të shkaktuara nga shpërthimi i bombulës së gazit që përdorte për gatim.
Sipas informacioneve, mjeku po hetohet pasi nuk ka njoftuar policinë për vdekjen e të moshuarës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin S. L.,  banues në Tiranë, mjek në Spitalin Rajonal Dibër, pasi më datë 11.08.2022, ky shtetas, gjatë kryerjes së detyrës si mjek roje, nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë se është paraqitur në Urgjencë, me djegie të rëndë, shtetasja B. M., 74 vjeçe, banuese në Bulqizë, e cila si pasojë e dëmtimeve nga djegia, më datë 17.08.2022, ka humbur jetën. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombula e gazit që e përdorte për gatim”, njofton policia.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *