• |
ide | kryesore

Aksidenti me një viktimë dhe dy të plagosur te “Kodra e Diellit”, 29-vjeçarja lihet në burg

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 29-vjeçaren Elinta Garon. Garo do të qëndrojë në burg për 30 ditë deri në këqyrjen e ekspertizës auto-teknike të automjetit që ajo drejtonte. Gjatë kësaj kohë do të kryhet ekspertiza auto-teknike e automjetit që ajo drejtonte dhe që u aksidentua në afërsi të Liqenit Artificial, në zonën e “Kodrës së Diellit”. Policia pas ekspertizës zbuloi se shkaku i aksidentit ka qenë përdorimi i telefonit nga ana e Garos, ç’ka ka sjellë humbjen e drejtimit të kontrollit të automjetit, që më pas ka përfunduar në trotuar duke marrë përpara këmbësorët.

Garo është përlotur në sallë dhe nuk ka pranuar të ketë qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit që i mori jetën 60-vjeçarit, Begzan Hyseni. Aksidenti ndodhi të hënën datë 15 gusht në zonën e parkut olimpik, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, e reja përplasi 3 persona, çiftin Begzan dhe Valentina Hyseni dhe 27-vjeçaren Alkuna Telaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *