• |
ide | kryesore

Amy Schumer reagon ndaj kritikave pas komentit të saj për shëndetin mendor

-Instant, Paparazzi, Slider



Komediania e njohur,Amy Schumer ka sqaruar së fundmi shakanë e saj për rrjetet sociale dhe shëndetin mendor.

Komediania tha në një video në Instagram të dielën se  “Kam vendosur, për shëndetin tim mendor, të merrem  më shumë me  rrjetet sociale. Unë zbuloj se shikimi në telefonin tim për tetë orë e gjysmë në ditë po më ndihmon.”

“Dhe duke qenë në të 40-tat,” vazhdoi ajo në video, “më bën vërtetë mirë të shikoj video të  Love Island dhe  The Bachelors.Kështu që do më shihni shumë më tepër në rrjetet sociale, vetëm për mirëqenien time fizike dhe mendore.”

Postimi humoristik i Schumer të cilin e titulloi “Njoftimi i rëndësishëm për shëndetin mendor” – erdhi një ditë pasi aktori i Spider-Man: No Way Home, Tom Holland zbuloi në Instagramin e tij se ai “po bën një pushim nga mediat sociale për shëndetin tim mendor”.

Aktori u shpreh se dëshironte të fokusohej tek Stem4, një organizatë bamirëse për shëndetin mendor të adoleshentëve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që ai sponsorizon, dhe u tha ndjekësve të tij që “të fillonin të flisnin për shëndetin mendor”.

Në Insta story, Schumer shtoi se ajo vetëm po tallej me veten dhe kohën që ajo kalon në media sociale dhe jo me Holland.

“Nuk po tallesha me Spider-Man.Po tallja veten. Sigurisht që mediat sociale janë toksike!”, përfundoi aktorja./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *