• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i BE: Rrezikoni kthimin e vizave, hiqni dorë nga “pasaportat e arta”

Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga Blerina Gjoka
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, paralajmëroi qeverinë shqiptare se projekti i saj për ngritjen e një skeme të shtetësisë për investitorë të huaj dhe të pasur përbën rrezik për vendin si dhe mund të ndikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Schengen.

Në përgjigje të pyetjeve të BIRN, delegacioni i BE-së theksoi gjithashtu se ky qëndrim u ishte bërë i qartë autoriteteve shqiptare përmes disa raporteve të Komisionit Europian, raportit të tretë dhe të katërt për Mekanizmin e Pezullimit të Vizave si dhe në disa takime të zhvilluara me zyrtarë të BE-së gjatë viteve të fundit.

“Komisioni ka ndërmarrë masa të forta kundër skemave të shtetësisë për investitorët brenda dhe jashtë BE-së. Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjet e BE-së, pasi ato shkelin parimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe konceptin e shtetësisë së BE-së,” tha delegacioni për BIRN.

Delegacioni i BE-së theksoi edhe njëherë rreziqet që skema të tilla mund t’i sjellin Shqipërisë, sa i përket infiltrimit të krimit të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet “aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta në një skemë të ardhshme shqiptare”.

Delegacioni theksoi gjithashtu aplikimi i këtyre skemave nga vendet e treta me qasje pa viza në Bashkimin Evropian e shqetësojnë Unionin, pasi “mund të përdoren për të anashkaluar procedurën e rregullt të vizave për qëndrim të shkurtër të BE-së dhe vlerësimin e thelluar të rreziqeve individuale migratore dhe të sigurisë që kjo sjell”.

Në kontekstin “e agresionit rus kundër Ukrainës”, Delegacioni i BE-së kujton gjithashtu se Komisioni u ka rekomanduar shteteve anëtare të BE-së që të ndërpresin menjëherë skemat e shtetësisë për investitorët.

Ngritja e një skeme për shitjen e pasaportës shqiptare është një ide e vjetër e kryeministrit Edi Rama, e cila u rikthye në qendër të vëmendjes pas miratimit të një vendimi më 29 korrik, përmes së cilës i hapet rrugë kontraktimit përmes koncesionit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e e pasaportës shqiptare në botë.

Por delegacioni i Bashkimit Evropian e konsideron këtë “një devijim” nga angazhimi i Shqipërisë për të përafruar legjislacionin e saj me BE.

“Me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë më 19 korrik, Komisioni Evropian pret që autoritetet shqiptare të përafrohen gradualisht me acquis dhe t’i shmangen devijimit prej saj,” tha Delegacioni.

“Komisioni Evropian do të vazhdojë të ndjekë çdo zhvillim që lidhet me futjen e mundshme të një skeme të shtetësisë për investitorët në Shqipëri,” përfundoi Delegacioni./reporter.al/



14 Comments

  1. I preke shume oj BE, me viza do djegesh ato pese cika njerez qe jane ne rregull me veten dhe rregullat.

    Pa ushtaret e prapavijes politike si me viza si pa viza do gjejne menyra me cuar mallin ne destinacion.

    Pa viza ishin edhe ne vitet 90 dhe plaste skafi si tren ekspres. Sa here jane socialistet ne pushtet rikthehet historia e skafit.

    Gjej ndonje taktike tjeter me i ndaluar, hajde dhe mbyllja gropen ne vendin e origjines Shqiperi, merr dhe Ameriken me vete e boni i cike disipline pasi ai i shemtuari ne foto i intereson vetem llumi dhe parate e pista me bo reklamen.

    1. BOTA DO NJOH ZHVILLIME SIPAS ANGAZHIMIT QE BEN .NESE NUK PRANOJN DOMOSDOSHMERIT DHE NUK JUSTIFIKOJN PERGJEGJSIT.PRITSHMERIT PER TE GJITH JAN NJE SKANDAL VETSHKATRRIM . thotë:

      Tani me intensitet shihet si i zhvillojn interesat grupet nder njerzore.nderkoh.qe mundesit nuk i permbushin ato..sepse jan te vendosur ne angazhim ne anen e kundert te funksionit zgjilljeve dhe buri.eve te tyre.jan kunder rregullit mases te drejtes hakun kunder vlerAve dhe me fakte po identifikohen si antivle.ky eshte problemi shekullit.qe e keqa po kap kulmin .qe tashme as atyre qe i sherbejn su pelqen tju ndollin por perderi sa banojm ne te njejtin pallAt planetin tok.me uj ajr tok te perbashket cdo gje qe te ndoll do ta ndjej ne te gjith

  2. Edhe vizat na duheshin tani,dmth edhe kete te mire qe kishim,kjo qeveri do te na e heqe,ka ngele gje tjeter pa na bere kjo monster ?

  3. Qeverisja e Berishës me 835 të vrarë.

    Qeverisja e Ramës me 501 të vrarë

    Gjithsej janë 1336 të vrarë.

    Pra, në 16 vite qeverisje, 2006 – 2021, të vrarët e periudhës “Berisha” zënë 62.5 për qind të totalit, kurse të vrarët e periudhës “Rama” zënë 37.5 për qind të totalit, me një ulje të vrasjeve prej 40 për qind në favor të periudhës “Rama”Dashnoret e krimit salih metaj ne vite.

  4. Po ky nuk e do BE do bej gjithshka qe ti rri larg BE.

    Shume e thjeshte BE ka rregulla te cilat ky diktator nuk i do.

    BE mos bej sikur nuk e kupton.

  5. Edvini e filloi biznesin tu shit viza Greke
    i qan zemra per ate kohe.
    Tani eshte me kollaj se kemi iphona.
    Paguajme patronazhistst me leke vizash.
    Asnje nuk do aplikoj per nje pasaport qe nuk hyn ne Evrope.
    po nuk keni pa gje fare
    Tani e gjeti dhe Haxhi Lleshin e vet ky.
    Do shohim cudira

  6. I lini keto gjepura.Mbrojtesi i rames jane ambasadat tuaja ne shqiperi,prandaj si ha populli shqiptar keto maskaralleqe.Edi rama kur qe ne opozite ju tha politikaneve perendimore me jepni pushtetin dhe une do firmos cdo leter qe me jepni.Ma jepni te bardhe ta firmos une dhe ju shkruani ca te doni.Asgje sben rama pa aprovimin tuaj.Droga korupsioni vjedhjet jane me aprovimin tuaj,ne mos me rekomandimin tuaj., prandaj heshtet dhe e mbrojtet .E dine mire ci pret politikanet ,qe sjane ne orbiten tuaj.E bete europen pacavure ju brezi i tanishem i politikaneve te ketyra 10 vjeteve te fundit.E tradhetuat europen,ate jete te bukur qe benin europianet para 10 vjeteve.

  7. “I.M ka shume te drejte; Parate depozituar jashte, bere prona te patundshme apo qe kane krijuar EMIGRATE DEPOZITA, duhen sekuestruar! Ta fillojme nga Londra e Qipro them une! Pastaj vijojme me leket e pronat ketu!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *