• |
ide | kryesore

Derbi shqiptar në Europë i buzëqesh Ilir Dajës, Ballkani një hap nga grupet e Conference: ja rezultatet

-Instant, F1, Sport, Video



Dështimi me Partizanin është një histori e lënë pas shpinë nga Ilir Daja, që tani po bën historinë me Ballkanin. Derbi shqiptar në Europë i ka buzëqeshur teknikut shqiptar të formacionit kosovar, që shkoi të fitojë 2-1 në transfertë përballë Shkupit, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt grupeve të Conference League. Tani në kthim për Daja mbetet vetëm të mbrojë rezultatin në ndeshjen e kthimit të play-off.

Në fushë, në playoff, kanë zbritur edhe skuadrat e rëndësishme të kompeticionit. Ka nisur me një sukses aventura në Europë e Vincenzo Italianos në pankinën e Fiorentinës. Në ndeshjen e parë zyrtare të Conference League violat kaluan 2-1 Twenten. Në Firence sfida u zhbllokua menjëherë: Nico Gonzalez hapi serinë e golave në minutën e 2′, Cabral dyfishoi në të 31’. Në pjesën e dytë shkurtoi diferencën Cerny në të 65’.

Fitore edhe për West Ham dhe Villareal, që nuk zhgënjyen në shtëpi duke hedhur një hap për në grupet e turneut më të ri në Europë. Goli i parë anglez edhe për Scamacca në radhët e londinezëve të Hummers. Surprizat erdhën nga Gjermania dhe Izraeli, ku Kolni humbi përballë Fehervarit në shtëpi, ndërsa Nice u mund në transfertë nga Makabi i Tel Avivit. Një tjetër sfidë interesante ishte ajo midis Baskaseihir dhe Antëerp që u mbyll në barazim 1-1.

Qualification Europa Conference League
Rakow Czestochowa 2-1 Slavia Prague
Maccabi Tel Aviv 1-0 Nice
Molde 0-1 Wolfsberger AC
PFC CSKA-Sofia 1-0 Basel
RFS 2-2 Linfield
Slovacko 3-0 AIK
Young Boys 0-1 Anderlecht
CS Universitatea Craiova 1-1 Hapoel Beer Sheva
Istanbul Basaksehir 1-1 Royal Antwerp
FC Vaduz 1-1 Rapid Wien
Zrinjski Mostar 1-0 Slovan Bratislava
Maribor 0-0 CFR Cluj
FC Cologne 1-2 Fehervar FC
FC FCSB 1-2 Viking
Lech Poznan 2-0 F91 Dudelange
Villarreal 4-2 Hajduk Split
West Ham United 3-1 Viborg
AZ Alkmaar 4-0 Gil Vicente
Fiorentina 2-1 FC Twente
Partizan Beograd 4-1 Hamrun Spartans
Shkupi 1-2 Ballkani



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *