• |
ide | kryesore

Dinamo, Flamurtari e Skënderbeu mësojnë shortin për Kategorinë e Parë: ja kalendari i sezonit 2022-23

-Instant, Sport



Në ditët përpara startit të kampionatit të Superiores, skuadrat e Kategorisë së Parë kanë mësuar edhe kalendarin me të cilin do të përballen në sezonin 2022-23. Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka hedhur ditën e sotme shortin për kampionatin e ri, në prezencën e përfaqësuesve të 14 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët kanë mësuar nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni.

Kategoria e parë do të zgjasë 26 javë dhe pas përfundimit të dy fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë do të ngjiten automatikisht nё Abissnet Superiore. Skuadrat e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës play-off për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Abissnet Superiore.

Skuadrat e renditura nё vendin e 11,12, 13 dhe tё 14 do të zbresin nё Kategorinё e Dytё. Ndërsa, skuadrat e renditura nё vendin e 9 dhe 10 do tё luajnё ndeshje finale play-out me skuadrat fituese tё play-off tё Kategorisë sё Dytё Grupi A & B, ku vendi i 9 i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me ekipin fitues të play-off të Grupit “A” të Kategorisë së Dytë nё njё fushё asnjanëse, ndërsa skuadra e renditur në vendin e 10-të do të luajë ndeshje play-off me një takim me skuadrën fituese të play-off të Grupit B të Kategorisë së Dytë.

Njihuni me kalendarin e plotë:

Kalendari-Kategorise-se-Pare-sezoni-22-23



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *