• |
ide | kryesore

FOTO/ Allegri ‘harron’ Ambra Angiolinin: trajneri i Juventus fotografohet me të dashurën e re

-Instant, Sport



Massimiliano Allegri është fotografuar në Lugano dhe ka përfunduar në kopertinën e të përjavshmes Chi, i kapur dorë për dore me ‘flakën’ e tij të re. E dashura e re e trajnerit të Juventus është Nina Lange Barresi, konsulente financiare me banim në Zvicër: është hera e parë që ata pikasen së bashku por që më parë qarkullonin thashetheme për dashurinë e tyre. Një vit më parë trajneri i Juventusit ishte i lidhur me aktoren Ambra Angiolinin: lidhja përfundoi në tetor, me sa duket për shkak të një tradhtie nga ana e tij.

Massimiliano Allegri është përpjekur në çdo mënyrë të humbasë gjurmët dhe ta mbajë jashtë vëmendjes lidhjen e tij të dashurisë me Ninën, por në fund të dy nuk kanë mundur t’u shpëtojnë fotografëve gjatë shëtitjes së tyre në çift. Trajneri i Juventusit është treguar gjithmonë shumë diskret për sa i përket jetës së tij jashtë profesionale dhe as partneres së tij nuk i pëlqen të ekspozohet shumë. Ajo ka një profil privat në rrjetet sociale dhe dihet vetëm se zotëron një kompani konsulence menaxheriale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *