• |
ide | kryesore

“Ne nuk kemi Azerbajxhanin kundërshtar!” – kritikat e Mbappe ndaj CONMEBOL sjellin përgjigjen e egër të Tites

-Instant, Sport



Trajneri i Brazilit, Tite, ka reaguar ndaj pretendimit të Kylian Mbappe se është më e lehtë për ekipet e Amerikës së Jugut të kualifikohen në Kupën e Botës sesa homologët e tyre evropianë. Evropa ka dominuar turneun më prestigjioz të futbollit ndërkombëtar në vitet e fundit, duke nxjerrë katër fituesit e fundit në planet.

Një skuadër e Amerikës së Jugut nuk ka triumfuar në Botëror që nga viti 2002, kur Brazili mundi Gjermaninë në finale. Argjentina ishte më afër arritjes, për ti dhënë fund kësaj serie në vitin 2014, duke u rrëzuar në pengesën e fundit, në finalen ndaj Gjermanisë.

Në maj, Mbappe – i cili fitoi Kupën e Botës me Francën katër vjet më parë – ofroi një shpjegim se përse skuadrat e Amerikës së Jugut kanë pasur vështirësi, duke thënë: “Argjentina dhe Brazili nuk e kanë atë nivel konkurrence në Amerikën e Jugut, futbolli nuk është aq i zhvilluar sa në Evropë, prandaj fituesit më të fundit të Kupës së Botës kanë qenë evropianë”.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është kritikuar më herët edhe nga sulmuesi i Interit dhe Argjentinës, Lautaro Martinez për komentet e tij, ndërsa tani Tite është bërë figura e fundit e futbollit që vë në dyshim pikëpamjet e francezit. “Ndoshta [Mbappe] po flet për këto përplasjet e Ligës së Kombeve ose miqësoret evropiane, por jo kualifikueset e Kupës së Botës”, tha tekniku i 5 herë kampionëve të botës në mbrojtje të kualifikueseve për Kupën e Botës të zonës CONMEBOL, gjatë një interviste me ESPN Brazil.

Tite shtoi në fund: “Ne nuk kemi, me gjithë respektin e duhur, Azerbajxhanin për të luajtur kundër. Ne nuk kemi askënd që të të japë pak pushim. “Kualifikueset këtu kanë një shkallë shumë më të lartë vështirësie sesa faza e grupeve [e kualifikueseve evropiane]”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *