• |
ide | kryesore

Nga shpërthimi në një xhami në Kabul mbesin të vdekur 21 persona

-Instant, Lajme, Planet



Nga shpërthimi që ka ndodhur në një xhami në kryeqytetin afgan, Kabul përgjatë lutjeve në mbrëmje më 17 gusht, kanë mbetur të vdekur 21 persona. Zëdhënësi i policisë, Khalid Zadran, tha më 18 gusht se 33 persona të tjerë janë plagosur në shpërthim. Zabihullah Mujahid, zëdhënësi i qeverisë talibane, konfirmoi se kishte të vdekur dhe të plagosur në shpërthim, por nuk specifikoi numrin e saktë.

“Vrasësit e civilëve dhe autorët… së shpejti do të dënohen për krimet e tyre”, tha ai në Twitter.

Organizata joqeveritare italiane – Emergency, e cila operon një spital në Kabul, tha se “shumica e pacientëve që erdhën pas shpërthimit vuajnë nga plagët e shkaktuara prej predhave dhe djegieve”.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dega lokale e Shtetit Islamik ka shtuar sulmet që kur talibanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga SHBA-ja./REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *