• |
ide | kryesore

Sherr me shkopinj dhe thikë në Lezhë, dy persona përfundojnë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë përfunduar në spital, pasi kanë goditur njëri-tjetrin me shkop druri dhe thikë.

Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ndërsa mësohet se konflikti midis dy burrave ka nisur për motive të dobëta.

Uniformat blu njoftojnë se dy burrat të moshës 41 dhe 45 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia u ka sekuestruar shkopin e drurit dhe thikën.

Njoftimi i policisë

-A. B., 41 vjeç dhe A. L., 45 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi këta shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë). Si pasojë dëmtimeve të marra, të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *