• |
ide | kryesore

Shqipëria në krye të listës për nivelin e kriminalitetit në rajon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria është mbëthyer nga ngjarjet kriminale ku trafiku i drogës, pastrimi i parave si edhe atentatet janë kthyer në një normalitet të përditshëm për vendin duke na renditur në vendet e para të listës së vendeve të rajonit në lidhje me kriminalitetin.

Sipas Numbeo, një platformë profesionale e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave, Shqipëria renditet në vend të dytë për nga niveli i kriminalitetit në të gjithë Europën e Jugut duke u kaluar me një diferencë të vogël vetëm nga Greqia, e cila renditet e para.

Vendi ynë ka një indeks 47.01 të kriminalitetit, kurse Greqia që renditet e para e ka 47.97. Ndërkohë, Italia që renditet pas nesh ka një indeks kriminaliteti 46.24, ndërsa shtetet e tjera renditen më poshtë duke patur një indeks shumë më të ulet se ne, raporton Abc.

Vetëm gjatë 8 muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë ndodhur 42 atentate dhe janë shënuar 24 të vdekur si edhe 23 të plagosur. Më i fundit ishte atentati i paradites së sotme në aksin Vlorë-Levan ku mbetën të vdekur Hakim Xhezo dhe Shpati lena.

Renditja për nivelin e kriminalitetit:

Greqia

Shqipëria

Italia

Malta

Kosova

Bosnja

Maqedonia e Veriut

Mali i Zi

Serbia

Kroacia

Sllovenia



5 Comments

  1. “Kokat e njeri tjetrit hengshin”- cit. Lideri suprem. Te rroje partia dhe patronazhistet! Te tjerat pak rendesi kane.

  2. “Raporton Abcnews.al…” duhet i miko! E mbushe faqen tende me material nga te tjeret..te pakten jepu hakun citoji 😉

  3. Vete e deshem.
    Kujtoni se demokjracia vjen si shurup thane pa ferra qe te zene fytin.
    Kur ne benim zbor Italianet vriteshin me 40-60 vete ne dite ,derisa iken ne amerike.Tani eshte rradha jone qe te vrtemi me qejf.
    Cfare do mbjellesh ate do te korreshn.
    Oh sa kollaj eshte statistika , OJQ dhe lapsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *