• |
ide | kryesore

Sillnin lëndë narkotike me postë nga Britania në Shqipëri, arrestohen dy 18-vjeçarët

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy 18-vjeçarë janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se sillnin lëndë narkotike me postë, nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri. Policia bën me dije se në pranga kanë rënë të rinjtë, M. V. dhe D. Sh., të cilët akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Në kuadër të operacionit policor të  koduar “Green mail 2”, u sekuestruan 2 pako me 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

“Në vendin e quajtur “Rrethrrotulli”, Plepa, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në taksinë me të cilën udhëtonte drejt Tiranës, shtetasi D. Sh. Si rezultat i kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako kartoni, brenda të cilave ndodheshin 5 qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 340 gramë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pakot kanë ardhur me postë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri dhe se porositësi i tyre është shtetasi M. V., i cili ka dërguar shtetasin D. Sh. për t’i marrë pakot nga vendi i mbërritjes (Durrës) dhe për t’i sjellë në Tiranë. Vijon puna nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.”, njofton policia.

 

 

 



2 Comments

  1. Iliri e ndjeu para dy vjetësh, gjatë një vizite në Pogradec. Aty, mes fshatarëve të mahnitur para tij, kapi një zhurmë sikur ‘po vinin helikopterët amerikan’. Iu bë sikur ishte presidenti i vrarë Salvador Allende. Që atë ditë Amerika i kishte vënë vizën. Si të mos e marrësh si sinjal sot këmishën me vija të trasha blu e gri?!

    Të njëjtën histeri kapën antenat e Saliut kur thërriti para botës: ‘Jam Sali Berisha unë, ore budallenj!’. Ka qenë dita kur, nën gju, mori vesh se po hapej çështja ‘Gërdeci’ dhe se ’21 Janari kishte prova të reja’. Tani plagët dhe reumatizmat i ndjen Tritani.Cunat londres te spiuneve salih metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *