• |
ide | kryesore

Video/ I theu telefonin, vjen dënimi për Cristiano Ronaldon: gjobitet pas agresionit ndaj tifozit autik

-Instant, Sport, Video



Momenti i keq i Cristiano Ronaldos nuk tregon asnjë shenjë ndalimi. Thyerja e mardhënieve me Manchester United dhe teknikun Ten Hag tani është e qartë dhe menaxheri i tij Jorge Mendes është i dëshpëruar për t’i gjetur një klub që mund t’i japë atij një alternativë ndaj Djajve të Kuq. Përveç fushës, sidoqoftë, periudha negative e kampionit portugez po vijon edhe jashtë saj ku, siç raporton Daily Mirror, sulmuesi është thirrur, marrë në pyetje dhe më pas u gjobit nga policia e Liverpulit për një fakt që daton në sezonin e kaluar.

Bëhet fjalë për atë që ndodhi prillin e kaluar, kur Manchester United u mund 1-0 në Goodison Park nga Everton. Ronaldo, duke u larguar nga fusha, u ndje i bezdisur, duke i dhënë një lloj ‘shuplake’ në dorë një djali që ishte i pranishëm në anë të fushës dhe po filmonte daljen e lojtarëve nga fusha. Ai djalosh quhet Jacob Harding, është autik dhe vuan nga dispraksia dhe atë ditë, sipas nënës së tij, ka pësuar para së gjithash trauma fizike, mavijosje në dorë, e më pas psikologjike deri në atë pikë sa ka zgjedhur të denoncojë asin portugez te autoritetet.

Ronaldo, kështu, është marrë në pyetje ditët e fundit nga Policia e Merseyside, e cila konfirmoi jo ekzaktësisht identitetin e CR7, por praninë në pyetësor të një të rrituri të famshëm 37-vjeçar, i cili pas takimit pranoi të dëmshpërblente Jakobs.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *