• |
ide | kryesore

Vieri vë gishtin në plagë: “Inter më i forti, por shoqëria ka bërë një gabim shumë të madh”

-Instant, Sport



Inter e ka nisur kampionatin e ri me një fitore, duke u konfirmuar si një nga favoritet e mëdha për të fituar titullin në Serie A, por gjërat mund të kishin shkuar edhe më mirë për zikaltrit në merkato, pavarësisht një organike të kompletuar në cdo repart. Analiza është e një ish-kampioni si Christian Vieri, që duke folur në Bobo TV, ish-sulmuesi i Interit, ka analizuar merkaton e zikaltërve.

Vieri ka vlerësuar lëvizjet e klubit, por është ndalur në një gabim të bërë nga drejtuesit zikaltër që kanë lejuar përforcimin e një rivali direkt si Juventus: “Për mendimin tim, klubi ka bërë një gabim të madh që nuk mori Bremer, ai ishte mbrojtësi më i mirë që ishte në Evropë në merkato: e kishe në dorë, Skriniar e falenderojë për gjithë jetën, por e largoje. Bremer i çan ka**n të gjithë sulmuesve: e mbajtën aty në pritje, gabim i madh, duhej ta merrnin menjëherë”, gjykoi ish-qendërsulmuesi.

E megjithatë, Vieri e konsideron skuadrën zikaltër në majën e pretendentëve: “Për mua Interi është më i forti në kampionat: ka 4 sulmues të jashtëzakonshëm, humbën Perisic dhe morën më të mirin e mundshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *