• |
ide | kryesore

Vrasja e Klodian Bakiajt pas sherrit për parkimin në Sarandë, 3 në pranga

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy vëllezërit nga Laçi, Xhanelio dhe Xhoi Tarja janë arrestuar nga policia pasi goditën me thikë mbrëmjen e djeshme 41-vjeçari Klodian Bakia në Sarandë pas një sherri banal. Parkimi i automjetit nga Bakia përpara hotelit ku punonin vëllezërit u bë shkak për fillimin e konfliktit. Policia thotë se pas konfliktit për motive të dobëta vëllezërit kanë goditur me thikë 41-vjeçarin, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.

Dy vëllezërit, banues në Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë, akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ata u arrestuan nga policia e Sarandës vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë pasi ishin fshehur në garazhin e dy pallateve.

Në pranga ka rënë dhe Genci Ahmeti punëdhënësi i vëllezërve vrasës që tentoi të fshihte ngjarjen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *