• |
ide | kryesore

Abazoviç i përgjigjet Gjukanoviçit: Do të tregojë emra të krimit organizuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Malit të Zi po përballet sot me votën e mosbesimit ndaj qeverisë së tij, pasi firmosi në fillim të muajit gusht marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe.
Në seancën e votës së mosbesimit po zhvillohet një debat i ashpër mes kryeministrit shqiptar, Dritan Abazoviç dhe partisë së Milo Gjukanoviçit, e cila ka propozuar mocionin për rrëzimin e qeverisë së Abazoviçit.

Në replikat e tij ndaj Gjukanoviç, Abazoviç ka thënë në Parlament se do të nxjerrë fakte që provojnë se Gjukanoviç dhe njerëzit e tij, fshihen pas krimit të organizuar në vend.

“Sot do të prezantojë fakte se si krimi i organizuar, narko kartelet dhe kontranbandistët e cigareve komandojnë me shtetin tash e 30 vjet. Prapa kësaj iniciative (për rrëzimin e qeverisë), qëndron nevoja që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara të kthejnë pozicionet financiare që u kanë dalë nga duart ose janë në rrugë për t’iu ikur nga duart. Rreth kësaj do të shpalos emra dhe mbiemra”, ka thënë Abazoviç.



4 Comments

  1. Pse fole me pare more abaz apo po i ruaje per nje dite te keqe per tu bere presion tamam tipik si keta tanet ,kur hu bie bytha ne uje kujtohen qe dine emra dhe mbiemra,po kudo njesoj more si ka mundesi me kete rracen tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *