• |
ide | kryesore

(FOTO) Sulm me armë në një qendër tregtare në Suedi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Blerës të tmerruar që vrapojnë të shpëtojnë kokën, britma dhe të qara pa fund. Kjo është skena e një sulmi me armë që ka ndodhur rreth orës 17:00 me atë lokale në qendrën tregtare “Emporia” të qytetit të dytë më të madh suedez, Malmo.

Sipas mediave vendase janë dëgjuar disa të shtëna, ndërsa në vendngjarje ndodhen disa patrulla policie.

Sipas raportimeve të para një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur, ndërsa një i dyshuar, i lindur në vitin 2007 (15 vjeç) është arrestuar.

Sipas burimeve policore për HD dhe Sydsvenskan, dy persona janë qëlluar me armë zjarri në katin e tretë.

“Disa njerëz që qajnë thonë se kanë dëgjuar të shtëna armësh”, tha një person në vendngjarje.

Ndërkohë, zëdhënës i shtypit në qendrën komanduese të policisë, Jimmy Modin tha: “Ka pasur të shtëna. Jemi në vendngjarje me një numër të madh efektivësh dhe e kemi rrethuar vendin”.

Jashtë kordoneve rrethues për skenat e krimit ka shumë të rinj, shumë prej tyre të tronditur, që tregojnë se si panë oficerët e policisë teksa vinin duke vrapuar me armë në dorë dhe se si qindra njerëz vrapuan për të dalë nga qendra tregtare.

Përforcime policore nga Helsinborgu kanë shkuar gjithashtu në vendngjarje. Një dëshmitare e quajtur Malin Weibull ishte brenda qendrës tregtare kur shpërthyen të shtënat.

“Ne u ulëm në tokë dhe pastaj njerëzit filluan të vrapojnë. Ata bërtitën se ka të shtëna, ka të shtëna”, rrëfeu ajo.

Ndërkohë, Josef Jaber ndodhej në qendër me babanë dhe motrën e tij. “Ishim në dyqanin e Apple për të rregulluar një celular, ata qëlluan në të njëjtin kat. Dëgjuam rreth pesë të shtëna. Pastaj njerëzit filluan të vrapojnë. Njerëzit që punojnë në dyqan bërtisnin se po dilnim. Njerëzit qanin. Ishte e frikshme”, thotë ai.

Edhe Stefan Dovborn ishte brenda kur shpërthyen të shtënat.

“Isha brenda në ICA kur njerëzit filluan të vrapojnë dhe në sportele u bë kaos. Kur dolëm me vrap, pamë që jashtë ishte kaos total. Ishte një grua shtatzënë që po i binte të fikët. Ajo kishte parë se si ishte qëlluar një grua”, zbuloi Stefan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *