• |
ide | kryesore

Meta flet për bashkëpunimin me Berishën: Ideja e primareve e mrekullueshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së bërë më herët ditën e sotme nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili bëri të qartë se do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë, kreu i kësaj të fundit, Ilir Meta tha se kjo është çështje me rëndësi, sidomos në kushte të një pushteti vendor ilegjitim.

Ai ka përshëndetur idenë e primareve që ka futur Berisha, “dhe në rastin e një koalicioni do ishte ide e mrekullueshme për të zgjedhur kandidatët më të mirë”, tha ai.

“Kjo është çështje me rëndësi, në kushte të një pushteti vendor ilegjitim, ku opozita s’ka asnjë këshilltar në Shqipëri, i ftoj opozitarët të forcojnë monitorimin ndaj vendimeve të Këshillave Bashkiake, kudo ka afera lokale sepse s’ka kontroll nga opozita, dhe ne padyshim që do bashkëpunojmë me forcat e vërteta opozitare. Përshëndes idenë e primareve që ka futur Berisha, dhe në rastin e një koalicioni do ishte ide e mrekullueshme për të zgjedhur kandidatët më të mirë. Do bashkëpunojmë në mënyrë më transparente, me rëndësi qytetarët të marrin në dorë pushtetin vendore, dhe do bëjmë përpjekje që kjo këtë ndodhë para zgjedhjeve vendore. Përgjegjës është vetëm Edi Rama për këtë situatë”, tha Meta.


10 Comments

    1. Ujku plak, me “primaret” nxjerr jashteloje pothuajse te gjithe sahanlepiresit qe cuditerisht ne cdo dhe pas cdo zgjedhjeje dalin ne krye te trapezit pa as me te voglen merite dhe pa asnje kontribut vetem se paguajne me para ose ne natyre (me ate gjene). Jam kurioz te di se a do te mundet qe te fitoj ne primaret e kualicionit opozitar nominimin Baftiari vet, se per Kerpacet, Llaret, Kesat, Kejdat, Tedat, Monika Kaptinmadhin, Elona Gurin & co. as qe behet fjale fare, kerkush nuk voton me per keta lapangjoze, thjeshte ata le te kontribojne ne voten e tyre personale, per kandidatet e opozites, KAQ!

  1. /Meta ka përshëndetur idenë e primareve që ka futur Berisha, “dhe në rastin e një koalicioni do ishte ide e mrekullueshme për të zgjedhur kandidatët më të mirë”, tha ai/

    Te bashkuar në një opozite të vetme do jeni te sukseshëm dhe të votohet vetëm për individët dhe jo partitë. Votimi në bllok për partitë na ka sjellë këto probleme.

  2. Me primare pa primare.
    Ne byth do ta hani si spiuni, ashtu dhe non grata.
    Por edhe ata qe u besojn ketyre.

  3. Ujku plak, me “primaret” nxjerr jashteloje pothuajse te gjithe sahanlepiresit qe cuditerisht ne cdo dhe pas cdo zgjedhjeje dalin ne krye te trapezit pa as me te voglen merite dhe pa asnje kontribut vetem se paguajne me para ose ne natyre (me ate gjene). Jam kurioz te di se a do te mundet qe te fitoj ne primaret e kualicionit opozitar nominimin Baftiari vet, se per Kerpacet, Llaret, Kesat, Kejdat, Tedat, Monika Kaptinmadhin, Elona Gurin & co. as qe behet fjale fare, kerkush nuk voton me per keta lapangjoze, thjeshte ata le te kontribojne me voten e tyre personale, per kandidatet e opozites, KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *