Së fundmi janë publikuar pamjet e para nga vazhdimi i ardhshëm i Enola Holmes të vitit 2020, ku Millie Bobby Brown, 18 vjeçe, ripërsërit rolin e saj si detektivja adoleshente dhe motra më e vogël e Mycroft (Sam Claflin në filmin e parë) dhe Sherlock Holmes (Henry Cavill).
Përveç Brown dhe Cavill, 39 vjeç, Helena Bonham Carter po rikthehet në filmin e Netflix si nëna e treshes Eudoria dhe Louis Partridge do të riprodhojë rolin e tij si , Viscount Tewkesbury. Atyre do t’u bashkohen anëtarë të tjerë të kastit të ri, duke përfshirë Adeel Akhtar dhe Susan Wokoma, si dhe fytyra të reja si Sharon Duncan-Brewster dhe David Thewlis i Harry Potter.
“Tani një detektive me qira si vëllai i saj famëkeq, Enola Holmes merr përsipër çështjen e saj të parë zyrtare për të gjetur një vajzë të zhdukur, pasi shkëndijat e një komploti të rrezikshëm ndezin një mister që kërkon ndihmën e miqve dhe vetë Sherlock-ut për ta zbuluar. ”, thuhet në një hyrje zyrtare për filmin.
Për sa i përket Enolës dhe Sherlock-ut, regjisori , Harry Bradbeer,u shpreh për PEOPLE se dyshja”do ta gjejnë veten duke punuar së bashku dhe do të bëhen kolegë.
“Ata do të zbulojnë se rastet e tyre janë të lidhura, dhe ky do të jetë një rast shumë më kompleks dhe sfidues për të dy. Dhe do të jetë një udhëtim emocional e në veçanti për Enolën,”,shtoi ai.
Filmat bazohen në librat e Enola Holmes Mysteries, shkruar nga Nancy Springer. Pasi filmi i parë u shfaq premierë në shtator 2020, ai u bë shpejt një hit duke debutuar në vendin e dytë në listën më të shikuar të Netflix, sipas Forbes.
Enola Holmes 2 do të publikohet më 4 nëntor në Netflix./Lapsi.al
:max_bytes(150000):strip_icc():gifv():focal(552x259:554x261):format(webp)/Enola-Holmes-2-Exclusive-First-Look-01_081622-821c2002e2ad44278365b4847de6b45e.jpg)
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(764x469:766x471):format(webp)/Enola-Holmes-2-Exclusive-First-Look-02_081622-7aea8de0ef164ec3a6aa5008568a40f0.jpg)
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(1214x309:1216x311):format(webp)/Enola-Holmes-2-Exclusive-First-Look-03_081622-95a70761a60b427b967b71af1166016a.jpg)