• |
ide | kryesore

Ridënohet në burg Arbër Çekaj/ I shtohet edhe një vit për tentativën e arratisjes nga burgu 313

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës shpalli një tjetër vendim fajësie për Arbër Çekajn, i cili u dënua me një vit heqje lirie për shkak të tentativës për tu arratisur nga ambientet e 313. Ky verdikt i shtohet një tjetër vendimi që Çekaj po e vuan prej 14 vitesh burgosje për akuzën e trafikimit të mëse 600 kilogramëve kokainë në Maminas të Durrësit.


Për arratisjen pak minutëshe por që dështoi burimet i thonë “Top Channel” se hetimet po vijojnë ende ndaj disa policëve të burgut që dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën përmes neglizhencës.


Arbër Çekaj që mbas tentativës është vendosur nën regjimin e ashpër 41 biss, zbriti së bashku me Fatmir Pjetrin përmes një litari prej 17 metrash të krijuar.

Dy të burgosurit kapërcyen me lehtësi nga zona e ajrimit në shkallët e administratës dhe teksa kishin përballë portën kryesore të burgut, njëri prej tyre u përlesh me policin Myfit Xheka duke e goditur me një çengel në kokë.

Ndonëse plani dukej i përpiktë, arratisja u mbyll me riarrestimin e të dyve, si trafikantit të kokainës ashtu edhe anëtarit të bandës së babagjyshëve.

Duke ju referuar fakteve të vendosura mbi tavolinë nga prokuroria, gjykata kujton se Arbën Çekaj tentoi të arratisej së bashku me Fatmir Pjetrin, ndërsa një i dënuar i tretë improvizoi vetëvrasjen në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e autoriteteve në burgje

I burgosuri Çepele, i proceduar për shfrytëzim prostitucioni preu damarët rreth orës 14:30 dhe rreth orës 14:50 hetimi provoi se i burgosuri i eksportua nga policia drejt urgjencës.

Angazhimi i policisë ndaj Çepeles që për këtë rol u dënua me dy vite burgim, nuk u la pa u shfrytëzuar nga dy shokët e tij që pavarësisht planit nuk i kaluan dot muret./ TCH


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.