• |
ide | kryesore

Lajmi i fundit/ Superiorja ‘mbërrin’ në RTSH: një ndeshje në javë në ekranin publik, e nis Partizani-Egnatia

-Instant, F1, Lajme, Sport, Të fundit



Atëherë kur dukej se transmetimi i futbollit shqiptar do të ishte vetëm nëplatformat me pagesë, me Oversport që ka blerë të drejtën e transmetimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, surpriza ka ardhur nga RTSH. Një njoftim i papritur ka zbuluar se ndeshja mes Partizanit dhe Egnatias do të vijë në transmetim falas për të gjithë shikuesit në ekranin e RTSH Sport dhe RTSH 1.

Duket një akord paraprak mes dy emitentëve me Televizionin shqiptar që do të marrë të drejtën e transmetimit të një ndeshje në javë të kampionatit elitar. Detajet, me sa mësohet, janë në përfundim e sipër dhe kjo situatë ka kapur në befasi edhe programacionin e RTSH, që ndonëse e ka njoftuar në rrjetet sociale transmetimin e ndeshjes, ende nuk e ka përfshirë në EPG e aplikacionit RTSH Tani.

Sidoqoftë, një ndeshje në javë të kampionatit të Kategorisë Superiore, takimin më të rëndësishëm, tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë ta ndjekin pa pagesë në ekranin e RTSH-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *