• |
ide | kryesore

Policia bllokon dy mjete lundruese në Vlorë, gjobiten drejtuesit e tyre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka bllokuar dy mjete lundruese në plazhin e Ksamilit dhe Llamanit. Blutë njoftojnë se pas kontrolleve të bëra ndaj këtyre dy mjeteve, u konstatua se nuk zotëronin dokumentet përkatëse për lundrim. Për pasojë, u gjobitën edhe dy drejtuesit e tyre, Kreshnik Poda dhe Renato Panajoti, secili me shumën prej 10 mijë lekësh të reja.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin Kreshnik Poda, banues në Ksamil, i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i tij në portin e Sarandës.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, kanë konstatuar në plazhin e Llamanit, një tjetër mjet lundrues tip skaf, me drejtues shtetasin R. P, banues në Vlorë, i cili po ashtu, nuk dispononte dokumentacionin përkatës dhe menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i tij në portin e Himarës.”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *