• |
ide | kryesore

Super goli i Skukës shpëton debutimin e Colellas në minutën e 6 shtesë: Partizani thyen Egnatian 2-1

-Instant, Paparazzi, Sport



Në Elbasan Arena, fitoren e Partizanit në debutim e vendosi një super gol i Xhuljano Skukës, në minutën e 6 shtesë, që rrëzoi shpresat e Egnatias për të marrë pikë në ndeshjen e parë. Rrogozhinasit e Tetovës bën një ndeshje shumë të mirë, kaluan të parët në avantazh falë një gafe skandaloze të portierit Rexhepi, por u dorëzuan në pjesën e dytë në penalltinë e realizuar nga Hoti dhe golin në shtesë të sulmuesit dibran.

Egnatia pati impaktin më të mirë me ndeshjen dhe në Elbasan zotëroi fushën dhe rastet e shënimit, me Rexhepin të thirrur në cështje për të mbrojtur portën në minutën e 25 edhe në devijimin e mbrojtësve të tij, përpara se ti ndalonte konkluzionin e Camajt. Partizani ishte kaotik dhe në të 30 rrezikoi të fundosej në goditjen e Fernandos, por me portierin të mundur, të kuqtë i shpëtoi shtylla. Gjithësesi rrogozhinasit mbetën agresivë, edhe pse dëmin Partizaqni ja bëri vetes, me një gafë të Rexhepit dy minuta më pas, kur doli huq duke i lënë topin Camajt ta shtynte qetësisht në portën e zbrazët.

Partizani me ndryshimet në mesfushë u duk më i gjallë, por megjithatë asnjë rast për të impenjuar Sherrin nuk u shënua deri kur VAR thirri Hamitin për të evidentuar një prekje me dorë të topit në zonë nga Atanda. Penalltia shndërrohet në gol nga Hoti dhe për Partizanin ishte mundësia e përmbysjes. Volum loje por jo ide dhe në fund ishte Egnatia që mund të shënonte golin e dytë me Joel dhe Fangaj në minutën e 90. Skuadra e Tetovës u dënua nga ligji i pashkruar i futbollit dhe Skuka, në minutën e 96 shënoi me një të majtë të kalibruar nga distanca golin që i dhuroi Partizanit tre pikët e para në kampionat dhe evitoi Colellan të ndjente presionin e një ndeshje deri diku zhgënjyese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *